Aktualitet

Prishja e godinës/Përplasje pranë Arenës Kombëtare, biznesmenët tentojnë të futen në ndërtesë: S’kemi marrë njoftim zyrtar, kemi dokumente brenda

Përplasje mes biznesmenëve dhe policisë te Arena Kombëtare. Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar që ndërtesa do të shembej sot.
Përditësuar:

Tiranë- Vazhdon shembja e godinës 4 katëshe pranë “Arenës Kombëtare”. Sipas personave që ushtrojnë aty biznesin nuk ka pasur asnjë njoftim zyrat se godina do të shembej sot.

Po kështu ka pasur një përplasje mes tyre dhe policisë pasi kanë tentuar të futen brenda në godinë. Ata janë shprehur se të paktën të marrin dokumentet që kanë brenda. ”Na lini të marrim dokumentet, kasafortat”, ishte thirrja e një prej përfaqësuesve të bizneseve në këtë godinë. Duhet të themi se brenda godinës ka mobilje dhe orendi pasi nuk janë hequr.

Që prej mëngjesit të sotëm ka nisur shembja e një godine pranë “Arenës Kombëtare” në Tiranë. Godina po shembet me fadroma, jo me shpërthim të kontrolluar. Erion Veliaj thumbon Lulzim Bashën, duke e quajtur ndërtesën çiban të Lulit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Shto Koment