
VLORË- Një autobus me nxënës është përplasur pasditen e sotme një rrugën Orikum-Vlorë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një makinë Fiat me targa AA 309 KL është përplasur me një autobus.
Sipas burimeve të Dosja.al mësohet se autobusi i përfshirë në aksident po transportonte nxënësit e shkollës së Orikumit, të cilët i kishte zbritur përpara se të ndodhte aksidenti.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e aksidentit.
(A.B. Dosja.al)