Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina me dy të mitur brenda kthehet përmbys, ja si është gjendja e tyre

VIDEO
Dy makina janë përplasur sot në rrugën "5 maji" nw Tiranë, ku njëra prej tyre është përmbysur.
Featured image of article: Aksident në Tiranë, makina me dy të mitur brenda kthehet përmbys, ja si është gjendja e tyre Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË -Një aksident automobilistik u regjistrua sot në rrugën “5 maji” në Tiranë. Mjeti me drejtues E.T., u përplas me mjetin me drejtues G.D.

Si pasojë e përplasjes, makina e G.D. është pëmbysur. Brenda në mjet ishin edhe fëmijët e tij të mitur, 10 dhe 15 vjeç, të cilët janë në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 01.06.2020, reth orës 14:10, tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin E.T., me mjetin me drejtues shtetasin G.D.
Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i mjetit shtetasi G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën .
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment