Aktualitet

Përmbyset zetori në Patos, humb jetën shoferi 39-vjeçar

Humb jetën shoferi i zetorit me iniciale B.T.
Featured image of article: Përmbyset zetori në Patos, humb jetën shoferi 39-vjeçar Foto ilustruese

Patos- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Patos, në fshatin Drenie ,pasi është përmbysur një zetor dhe ka humbur jetën shoferi. Mësohet se ka humbur jetën shoferi 39-vjeçar me iniciale B.T

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, Patos, mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin  B.T, 39 vjeç,  banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarje

J.V/Dosja.al

Shto Koment