Politike

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD/ FRPD kërkesë Kryesisë: Referendum i brendshëm, të shprehet anëtarësia, vendimi ishte personal i kryetarit (SHKRESAT)

  • Guçe: Jemi në prag të një konflikti, Këlliçi përfaqësonin “unin” e tij
  • Mes firmëtarëve bie në sy emri i djalit të ish-ministrit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashit, Glauk Olldashi. 
    Featured image of article: Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD/ FRPD kërkesë Kryesisë: Referendum i brendshëm, të shprehet anëtarësia, vendimi ishte personal i kryetarit (SHKRESAT) Sali Berisha dhe Glauk Olldashi
    Përditësuar:

    TIRANË- Kryesia e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kërkon referendum brenda partisë për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një kërkesë drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe Kryesisë së PD, 30 anëtarët e Kryesisë së FRPD kërkojnë që të jetë anëtarësia e Partisë Demokratike, ajo që do të vendosë nëse Berisha duhet të largohet nga PD ose jo. Mes firmëtarëve bie në sy emri i djalit të ish-ministrit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashit, Glauk Olldashi.

    Kjo lëvizje në forumin e të rinjve të Partisë Demokratike vjen një ditë para se ish-kryeministri Sali Berisha të nisë turin e takimeve në bazë. Berisha pritet të takojë nesër anëtarësinë e Partisë Demokratike dhe më pas do të shkojë në Shkodër dhe qytetet e tjera të Shqipërisë. Ai u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    (f.g/dosja.al)

    Shto Koment