Politike

Përgjimi me Astrit Avdylin, flet kandidati i PS: Jam i dashuruar me Shijakun, s’kam akses në shtet

Elton Arbana, është personi që ka komunikuar me Astrit Avdylin lidhur me heqjen e një gjobe që i është vënë këtij të fundit në fermën e tij. Ai e telefonoi Arbanën për të ndikuar tek drejtori përkatës, por ky i fundit ka mohuar implikimin e tij.
Featured image of article: Përgjimi me Astrit Avdylin, flet kandidati i PS: Jam i dashuruar me Shijakun, s’kam akses në shtet Elton Arbana, kandidat i PS në Shijak

TIRANE- Kandidati i Partisë Socialiste në Shijak, Elton Arbana, ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimit mes tij dhe Astrit Avdylajt.

Elton Arbana, është personi që ka komunikuar me Astrit Avdylin lidhur me heqjen e një gjobe që i është vënë këtij të fundit në fermën e tij. Ai e telefonoi Arbanën për të ndikuar tek drejtori përkatës, por ky i fundit ka mohuar implikimin e tij.

“Sapo e ndoqa materialin në media. Kam komunikim me shumë qytetarë, por kryetari i Partisë nuk ka akses në asnjë institucion. Ky është komenti im. Nëse është e vërtetë unë jap dorëheqjen. S’ka lidhje kandidimi im me atë. Jam i dashuruar pas Shijakut ndaj më vendosën mua.”-tha ai në një lidhje telefonike për Report Tv.

Ditën e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339|1”, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.

Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(F.g/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment