Politike

Përgjimet e BILD, Prokuroria: Hetim për nxjerrje të sekretit, u dëmtua çështja, 74 zyrtarë në Durrës e Lezhë të implikuar

  • Reagon e indinjuar Arta Marku: Kemi ende prokurorë që bëjnë pazare me dosjet
  • Prokuroria e Krimeve të Rënda i është përgjigjur interesit të Partisë Socialiste, lidhur me publikimin e 6 audio-përgjimeve pjesë e dosjes 339|1. Prokuroria njofton se ka nisur hetimi për nxjerrje të sekretit hetimor, dhe se publikimi në media ka dëmtuar hetimet.
    Featured image of article: Përgjimet e BILD, Prokuroria: Hetim për nxjerrje të sekretit, u dëmtua çështja, 74 zyrtarë në Durrës e Lezhë të implikuar Foto ilustruese

    TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka lëshuar një deklaratë për mediat pak orë pasi media gjermane “BILD”, botoi 6 audio përgjime në lidhje me ndikimin e grupit të Avdylajve në Partinë Socialiste në Durrës, dhe fushatën elektorale të vitit 2017.

    Prokuroria njofton se ka nisur hetimi për nxjerrje të sekretit hetimor, kërkesë që më herët iu artikulua nga Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve, që doli për llogari të PS në konferencë urgjente. Por në këtë linjë është dhe reagim i Arta Markut, e cila është shprehur një reagim për mediat se është shumë e indinjuar dhe do të nis hetimi për ata që kanë nxjerrë sekretin hetimor në media. Ajo shton se në Prokurori ka njerëz që punojnë për interesa të ngushta.

    Ndërkohë nga ana tjetër Prokuroria për Krime të Rënda gjithashtu njofton se hetimi është fazën paraprake, dhe se për këtë dosje janë nën hetim 74 persona, ku të përfshirë janë edhe funksionarë të lartë dhe të zgjedhur vendorë. Përveç Durrësit, njofton organi i akzuës, nën hetim janë përfaqësuesit vendorë edhe të Lezhës. Publikimi, thotë prokuroria ka dëmtuar ndjekjen penale, dhe zbardhjen e kësaj dosjeje.

    Deklarata e plotë e Prokurorisë:

    Prokuroria prane Gjykates Shkalles se Pare Per Krime te Renda Tirane, pasi u njoh me përmbajtjen e të dhënave të nxjerra në disa media të ndryshme sot më datë 5 Qershor 2019 për nxjerrjen e disa përgjimeve telefonike në procedimin penal nr.339/2016, njofton se:
    Më datë 26.10.2018 në kuadër të procedimit penal nr 339 të vitit 2016 të regjistruar për veprat penale të “ Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të Narkotikëve” “ Grupit të strukturuar kriminal” si dhe “ Kryerjes së veprës penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar krimal”, ka regjistruar dhe hetimin për veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a/3 i Kodit Penal.

    Ky hetim është regjistruar pasi në disa media janë publikuar të dhëna sekrete që dëmtojnë rëndë hetimin e procedimit penal. Më datë 01.02.2019 nga ana e Drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, është vendosur që ky hetim të kryhet nga grup hetimorë i përbërë nga tre prokurorë, duke i shtuar grupit hetimorë ekzistues dhe një prokuror dhe një oficer tjetër të policisë gjyqësore të Prokurorisë, për rritjen e efikasitetit të hetimit.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake. Në kuadër të këtij hetimi ju njoftojmë se po hetohen 74 persona me masa sigurimi të ndryshme, për vepra penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” “Trafikim i narkotikëve” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet edhe për vepra të tjera penale si “Korrupsioni aktiv/pasiv i funksionarëve të lartë, ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga nenet 245 dhe 260 të Kodit Penal.
    Në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet edhe për veprat penale “Korrupsion aktiv/pasiv në zgjedhje” parashikuar nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal, pasi gjatë hetimit të procedimit penal janë konstatuar të dhëna për dyshime për përfshirje të përfaqësueve vendorë të subjekteve të ndryshme politike të gjithë spektrit politik në vend ne zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 në qarkun e Durrësit dhe të Lezhës.
    Ju bëjmë me dije se për ushtrimin e ndjekjes penale të këtij procedimi penal për shkak të kompleksitetit të tij, janë ngarkuar 3 prokurorë dhe 10 oficerë të policisë gjyqësore të cilët po vijojnë kryerjen e veprimeve hetimore në dinamikë.
    Faktet e publikuara ditën e sotme në mediat dëmtojnë rëndë vijimin e ndjekjes penale të këtij procedimi penal aq më tëpër kur hetimet nga ana jonë janë intensifikuar.
    Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke u ndodhur përpara një rasti të paprecedentë, të përsëritur të shkeljes së rëndë të ligjit njofton se po kryen me intesitet hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë penale cilindo prokuror, oficer policie gjyqësore apo subjekte të tjera që kanë abuzuar rëndë me detyrën duke bërë publikimin e akteve përpara se të kryenin detyrën e tyre. Në vlerësimin tonë kjo është bërë me qëllim pengimin e hetimit, paragjykimin e tij si dhe komplikimin e mëtejshmë të hetimeve në këtë procedim penal.
    Aktualisht njoftojmë opinionin e gjerë se Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, është drejt zbardhjes së plotë të të gjitha fakteve penale dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të çdo vepre penale që do të konkludohet nga ana e prokurorëve se është kryer në kuadër të këtij procedimi penal ashtu sikurse nuk ka hezituar të godasë dhe subjekte të tjera të përfshirë në krimin e organizuar në kuadër të procedimeve të tjera penale.

    Ditën e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar 6 audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339/1”, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.

    Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.

    Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment