Politike

Përgjimet e BILD, Prokuroria e Krimeve të Rënda nis verifikimet për nxjerrje të sekretit hetimor

Pas publikimit të audiopërgjimeve, Krimet e Rënda do të lëshojnë shumë shpejt edhe një deklaratë për mediat.
Featured image of article: Përgjimet e BILD, Prokuroria e Krimeve të Rënda nis verifikimet për nxjerrje të sekretit hetimor Foto ilustruese

TIRANE– Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur menjëherë verifikimet pas audio-përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “BILD”, në lidhje me ndikimin në zgjedhjet e 2017-ës nga Astrit Avdyli.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Krimet e Rënda kanë nisur verifikimet për nxjerrje të sekretit hetimor.

Pas publikimit të audiopërgjimeve, Krimet e Rënda kanë lëshuar edhe një deklaratë për mediat.

Reagimi:

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor , Tirane ka nisur hetimet ne lidhje me te dhenat e publikuara mediatikisht, per ceshtje te hetuar nga Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda. Hetimet e filluara kryesisht synojne te nxjerrin ne pah, arsyet e publikimit ne menyre te paligjshme te ketyre pergjimeve qe i perkasin ceshtjes nr 339. Prokuroria do ndjeke me vemendje rastin duke kryer veprime konkrete per zbardhjen e ceshtjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339|1”, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.

Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.

Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(F.g./dosja.al)

Shto Koment