Aktualitet

VIDEO/ Digjet makina tek ‘Piramida’ në Tiranë, fatmirësisht shoferi shpëton pa u lënduar

Përfshihet nga flakët një mjet para “Piramidës” në Tiranë. Mësohet se mjeti është përfshirë nga flakët teksa ishte në ecje.
Featured image of article: VIDEO/ Digjet makina tek ‘Piramida’ në Tiranë, fatmirësisht shoferi shpëton pa u lënduar Pamje nga makina e djegur

TIRANE- Një makinë tip “Volkswagen” është djegur pranë Piramidës  në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytet.

Makina ka marrë flakë teksa ishte në ecje, teksa raportohet se nga zjarri nuk ka të lënduar.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë tymin ka ndaluar makinën dhe ka zbritur, ndërsa flakët kanë përfshirë pjesën e përparme të mjetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zjarrfikësja dhe Policia nuk kanë mbërritur në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik.

(J.V;F.G/Dosja.al)

 

Shto Koment