Aktualitet

Përfshihet nga flakët Orikumi, rrezikohen disa banesa (Video)

Aktualisht në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës të cilët janë angazhuar dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. 

VLORË-  Një zjarr i madh ka përfshirë sot kodrat e Orikumit dhe rrezikohen disa banesa. Sipas informacioenve të deritanishme mësohet se përmasat e zjarrit janë shumë të mëdha dhe afërsia me banesat ka ngirut alarmin si tek banorët e zonës dhe të zjarrfikëset.

Aktualisht në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës të cilët janë angazhuar dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. 

Mësohet se zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak se terreni është shumë i thyer dhe zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot.

Ndërkohë sot vatra të tjera zjarri janë shënuar, pasi gjatë ditës flakët ishin prezente në fshatin Xhuherinë dhe Cerkovinë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment