Politike

PD nxori vendimin, reagon Valdrin Pjetri: Pres me padurim vendimin e autoriteteve

Pjetri është shprehur se pret me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.
Featured image of article: PD nxori vendimin, reagon Valdrin Pjetri: Pres me padurim vendimin e autoriteteve Valdrin Pjetri dhe Taulant Balla
Përditësuar:

Shkodër-Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme dokumentet që tregojnë se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali. Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, PD-ja nxori sot vendimin sipas sistemit të kuesturës së Firences.(lexo këtu)

Pas nxjerrjes së dokumenteve ka reaguar edhe vetë Valdrin Pjetri, i cili shprehet se pret me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare.
E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.
Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.”, shprehet Pjetri.

Ndërsa Balla i konsideron shpifje akuzat e PD-së dhe shprehet se do të përballet në Gjykatë me ta.

Prej disa javësh lufta politike mes kampeve PD-PS në qytetin e Shkodrës është bërë e ashpër. Opozita akuzon kryetarin e ri të Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetrin se ka qenë i dënuar në Itali për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, gjë që socialisti nuk e ka deklaruar në formularin dekriminalizimit. Nga ana tjetër vetë Pjetri ka publikuar disa certifikata, sipas të cilave thotë se aktualisht nuk ka asnjë proces gjyqësor të hapur, ose çështje nën hetim.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment