Aktualitet

Pas terrorit në burgje, 25 të paraburgosurit e 313 në revoltë: Duam të votojmë!

  • Terror në burgje, zbulohet urdhri: Kush nuk voton do firmosë deklaratë, harrojini lejet!
  • Në të gjitha burgjet shqiptare u është kërkuar të dënuarve që nëse nuk votojnë, atëherë do të firmosin një deklaratë që nuk marrin pjesë në votime.
    Featured image of article: Pas terrorit në burgje, 25 të paraburgosurit e 313 në revoltë: Duam të votojmë! Foto ilustruese

    TIRANË- 25 të paraburgosur në IEPV 313 në Tiranë kanë dorëzuar kërkesë ku kërkojnë që të votojnë më 30 qershor. Ata kërkojnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që t’ju jepet mundësia për të votuar.

    Ndërkohë ditën e sotme, Dosja.al botoi një tjetër artikull ku ngrihej shqetësimi se ditët e fundit në burgje është duke u ushtruar presion që të gjithë të burgosurit të votojnë.

    Në të gjitha burgjet shqiptare u është kërkuar të dënuarve që nëse nuk votojnë, atëherë do të firmosin një deklaratë që nuk marrin pjesë në votime.

    Të burgosurve u është thënë se ata të cilët firmosin deklaratën që nuk do votojnë, atëherë të harrojnë se do të marrin leje, apo dokument për sjellje të mirë.

    Siç duket urdhëri ka nisur të zbatohet, dhe burgu i parë që i është nënshtruar këtij urdhëri është IEPV 313.

    (F.g./dosja.al)

    Shto Koment