Aktualitet

Pas Caushit merr zemër edhe ‘Gaxhai’, i forti i Vlorës kërkon ulje dënimi por avokati e ‘lë në baltë’, pushohet çështja

Kërkesa e Brakajt është depozituar më 6 mars të vitit 2020 dhe është rrëzuar nga Gjyakata e Elbasanit më datë 8 korrik 2020. Gjyqtarja Miranda Çekrezi, ka vendosur që ta pushojë këtë gjykim, pasi vetë avokati mbrojtës i ‘Gaxhait' nuk është paraqitur në sallë.
Featured image of article: Pas Caushit merr zemër edhe ‘Gaxhai’, i forti i Vlorës kërkon ulje dënimi por avokati e ‘lë në baltë’, pushohet çështja Gazmend Brakaj, i njohur ndryshe si Gaxhai

ELBASAN– Gazmend Brakaj, i ashtuquajturi ‘Gaxhai’ ka kërkuar ulje dënimi me 90 ditë. Mësohet se i njohuri ndryshe edhe si ‘forti i Vlorës’, një ditë pasi Zani Caushi, kërkoi lirinë nga qelia, ka marrë zemër dhe ka bërë kërkesë për ulje dënimi.

Kërkesa e Brakajt është depozituar më 6 mars të vitit 2020 dhe është rrëzuar nga Gjyakata e Elbasanit më datë 8 korrik 2020. Gjyqtarja Miranda Çekrezi, ka vendosur që ta pushojë këtë gjykim, pasi vetë avokati mbrojtës i ‘Gaxhait; nuk është paraqitur në sallë.

Gazmend Brakaj, ka dy dënime me burg të përjetshëm dhe aktualisht ndodhet në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës dhe për ekzekutimin e gjashtë personave të tjerë.

Bëhet fjalë për efektivin Viron Rrapaj dhe personat e tjerë të identifikuar si: Sadik Kurti, Bashkim Dule, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka Zini Haruni dhe Robert Myftari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto dy dënime, Brakaj i bashkoi në një të vetëm dhe u dënua përjetë me vendimin e dhënë përfundimisht, në vitin 2018.

Një ditë më parë, Zani Caushi kërkoi lirimin nga qelia. Në kërkesën e tij, ‘i forti i Çoles’ kërkoi që të dilte nga burgu me arsyetimin se ka fëmijë të mitur për të rritur dhe me zotimin se do të riintegrohej në shoqëri duke filluar edhe punë.

(f.m.dosja.al)

Shto Koment