Politike

Partia Socialiste rikthen Valdrin Pjetrin, ish-kryebashkiaku i Shkodrës bëhet pjesë e shtabit elektoral në Elbasan

FOTO
Valdrin Pjetri, pasi gjykata rrëzoi akuzat e ngritura ndaj tij për fshehjen e një dënimi në Itali në formularin e dekriminalizimit, është caktuar drejtues teknik i shtabit elektoral në Elbasan.
Featured image of article: Partia Socialiste rikthen Valdrin Pjetrin, ish-kryebashkiaku i Shkodrës bëhet pjesë e shtabit elektoral në Elbasan Valdrin Pjetri në mbledhje në Elbasan

ELBASAN– Partia Socialiste i ka hapur sërish dyert për Valdrin Pjetrin, ish-të zgjedhurin si kryebashkiak në Shkodër, të cilit nuk i doli koha as të betohej pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Valdrin Pjetri, pasi gjykata rrëzoi akuzat e ngritura ndaj tij për fshehjen e një dënimi në Itali në formularin e dekriminalizimit, është pjesë e shtabit elektoral në Elbasan, në pozicion teknik.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Dosja.al, Pjetri është ulur në tavolinë me anëtarët e selisë rozë në Elbasan, vetëm tre muaj larg zgjedhjeve të 25 prillit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Valdrin Pjetri në mbledhje në Elbasan

Më 19 dhjetor të vitit të shkuar, Gjykata e Tiranës mbylli zyrtarisht hetimet për Valdrin Pjetrin. Sipas organittë akuzës, ish-kryebashkiaku i Shkodrës nuk e deklaronte dot dënimin e tij për shkak se kështu ishte vendosur nga gjykata italiane.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment