Politike

Panik në Pogradec, merr flakë ‘Benz’-i, rrezikohet pika e karburantit

Zjarri është përhapur me shpejtësi duke bërë që të vihej në rrezik edhe shpërthimi i karburantit, gjë që do të ishte katastrofike.
Featured image of article: Panik në Pogradec, merr flakë ‘Benz’-i, rrezikohet pika e karburantit

POGRADEC– Një makinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme. Dosja.al ka mësuar se mjeti është përfshurë nga flakët duke qenë i parkuar pranë një karburanti.

Zjarri është përhapur me shpejtësi duke bërë që të vihej në rrezik edhe shpërthimi i karburantit, gjë që do të ishte katastrofike. Fatmirësisht zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e flakëve, duke mos e lejuar që të ndodhë diçka më e madhe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkak për rënien e zjarrit në makinë rezulton të jetë bërë një defekt teknik.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment