Aktualitet

Mega-operacion në Tragjas të Vlorës, zbulohet parcela me kanabis, 2 të arrestuar, policia bie në gjurmët e trafikantëve

Shkëmbimi i informacionit mes agjencive të zbatimit të ligjit ka zbuluar aktivitetin ilegal të mbjelljes së bimëve narkotike në këtë zonë. 
Featured image of article: Mega-operacion në Tragjas të Vlorës, zbulohet parcela me kanabis, 2 të arrestuar, policia bie në gjurmët e trafikantëve Foto ilustruese

VLORË– Një operacion i madh policor po zhvillohet në fshatrat e Vlorës me qëllim kapjen e kultivuesve të kanabisit.

Dosja.al ka mësuar ekskluzivisht se Policia e Shtetit në bashkëpunim me FNSH-në dhe blutë e Vlorës, kanë zbuluar një parcelë të mbjellë me kanabis, me një sasi të konsiderueshme fidanësh në Tragjas.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se deri më tani janë arrestuar 2 persona. Operacioni është në vijim dhe ende nuk është finalizuar. Shkëmbimi i informacionit mes agjencive të zbatimit të ligjit ka zbuluar aktivitetin ilegal të mbjelljes së bimëve narkotike në këtë zonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia e Shtetit ende nuk ka bërë asnjë raportim për aksionin pasi është në vazhdim e sipër.

*Shënim: Artikulli është në përditësim me informacionet që vijnë nga terreni dhe mund të pësojë ndryshime në varësi të të dhënave.

(F.g.dosja.al)

Shto Koment