Aktualitet

Kultivonin kanabis në Fier, arrestohen 7 persona, mes tyre dy policë dhe kryeplaku i fshatit Cakran

Dy efektivë policie, kryeplaku i fshatit Cakran dhe katër persona të tjerë janë arrestuar pasi akuzohen se kultivonin kanabis në fshatrat e Fierit.
Featured image of article: Kultivonin kanabis në Fier, arrestohen 7 persona, mes tyre dy policë dhe kryeplaku i fshatit Cakran Foto ilustruese

Tiranë- Operacion anti-kanabis në Fier. Në prangat e policisë kanë rënë  7 persona, mes tyre dy policë dhe një kryeplak fshati.

Sipas policisë janë arrestuar G.B., 48 vjeç, me detyrë Specialist policie, Z.K., 57 vjeç, , me detyrë agjent policie dhe  B.Xh., 62 vjeç, kryeplak i fshatit Cakran si dhe 4 persona të tjerë. Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre“ dhe “Kultivim i bimëve narkotike” .

Arrestimi i dy punonjësve të policisë dhe i kryeplakut u bë pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar  banorë të ndryshëm të fshatrave për kultivimin e bimëve narkotike në këmbim të parave.

Njoftimi i policisë:

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë arrestuar 2 punonjës policie dhe 5 shtetas të tjerë në Fier.

Ky operacion u zhvillua në kuadër të hetimeve të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2019, për veprën penale “Shpërdorim detyre“ dhe “Kultivim i bimëve narkotike” të parashikuara nga nenet 248 dhe 283 të Kodit Penal, hetim ky disa mujor në të cilin u aplikuan metodat speciale të hetimit, njofton Ministria e Brendshme.

Gjatë këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, datë 04.07.2019 për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasve:

1. G.B., 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kraps, Fier, me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Fier;

2. Z.K., 57 vjeç, lindur dhe banues në Buzëmadh, Fier, me detyrë Agjent i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Fier;

3. B.Xh., 62 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Kryeplak i fshatit Cakran, Fier;

4. G.M., 49 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

5. I.M., 39 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier;

6. E.Sh., 50 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier;

7. A.K., 25 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran Fier.

Është shpallur në kërkim shtetasi F.C., 68 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier.

Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi duke shpërdorur detyrën dyshohet se kanë favorizuar banorë të ndryshëm të këtyre fshatrave për kultivimin e bimëve narkotike, në këmbim të përfitimeve financiare.

Në këtë veprimtari kriminale dyshohet se është implikuar edhe Kryeplaku në Njësinë Administrative Cakran, B.Xh., ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë, “Arrest me burg”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të mbjella me rreth 300 rrënjë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa në zonën e Cakranit, si edhe gropa të hapura për mbjelljen e tyre.

Gjithashtu, në vendin e quajtur “Liqeni i Cakranit”, u evidentuan parcela të vogla me 30-50 rrënjë.

Gjatë kontrollit të banesave ndaj shtetasve të mësipërm u evidentuan edhe disa kubikë të mbjella me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni vijon për kontrollin plotë të territorit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment