Aktualitet

OFL iu dërgon formularin 4 të dënuarve në Durrës, nga vrasja tek prostitucioni, akuzat që rëndojnë mbi ta

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët 4 të dënuarve në Durrës për vepra penale si prostitucion, vrasje dhe trafik narkotikësh. Ata kanë 48 orë kohë për t'ju përgjigjur me shkrim pyetjeve.
Featured image of article: OFL iu dërgon formularin 4 të dënuarve në Durrës, nga vrasja tek prostitucioni, akuzat që rëndojnë mbi ta Foto ilustruese

TIRANË

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët 4 të dënuarve në Durrës, të dënuar për vrasje, prostitucion dhe trafik narkotikësh. Ali Lorja, Roland Domi, Artur Vaqo dhe Ardjan Tati, kanë 48 orë kohë, për t’ju me përgjigjur pyetjeve me shkrim.

Ali Lorja, është autori i vrasjes së mjekut radiolog në Durrës, Fatmir Thaçi, ngjarje kjo e regjistruar në vitin 2009.  Asokohe dyshohej se vrasja ndodhi për shkak të xhelozisë. Gruaja e Lorja punonte si infermier në spitalin e Durrësit dhe ishte vetëhelumuar dy ditë para se të ndodhte vrasja.

Roland Domi një person problematik për drejtësisë italiane, u arrestua në 2017, teksa lëvizte me një makinë të blinduar. Po në 2017-ën, ai i shpëtoi një atentati në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, pasi kishte ngrënë darkë me shokun e tij.

Artur Vaqo, është dënuar nga Gjykata e Torinos me 13 vjet e 4 muaj burg për drejtim të organizatës kriminale, trafik narkotikësh dhe përdorim i armëve të zjarrit. Ai u arrestua më 28 mars të këtij viti, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ardjan Tati u arrestua si pjesë e grupit që u shpërndante gjimnazistëve lëndë narkotike. Këta të fundit përdornin një banesë pranë sheshit “Avni Rustemi” për të konsumuar drogën. Banesa ishte në emër të njërit prej anëtarëve të grupit.

Njoftimi i plotë

OFL, 24 qershor. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: A. L., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; R. D., banues në Durrës, nën hetim nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”; A. V., banues në Durrës, i dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”; A. T., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment