Aktualitet

OFL e nis javën me vrull, iu dërgon formularin 4 të dënuarve në Berat, kanë 48 orë kohë për të deklaruar pasurinë (EMRAT)

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Featured image of article: OFL e nis javën me vrull, iu dërgon formularin 4 të dënuarve në Berat, kanë 48 orë kohë për të deklaruar pasurinë (EMRAT) OFL (Foto ilustrim)

BERAT- Operacioni Forca e Ligjit ka rinisur sot punë me dërgimin e formularit për 4 të dënuar. Formularët janë dërguar në Berat, dhe subjektet e OFL janë: Myrteza Toto, Edison Bega, Donald Lavdari, Aleks Prifti. Këta persona, rezultojnë se janë të dënuar nga gjykata italiane, shqiptare dhe ajo spanjolle, për prostitucion, trafik droge, dhe shtrëngim me dhunë për dhënie të pasurisë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

OFL, 1 qershor Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– M. T., banues në Berat, i dënuar me vendim të Gjykatës Penale të Veronës, Itali, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” në rrethana rënduese, vendim i njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat;

– E. B., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur dhe të rritur”, “Favorizim prostitucioni me të mitur dhe të rritur” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, me vendim të njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

– D. L., banues në Poliçan, në ndjekje gjyqësore nga autoritetet spanjolle, për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike”;

– A. P., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment