Aktualitet

Bilanci i viktimave vijon të thellohet, nxirret një tjetër trup i pajetë nga rrënojat në Durrës

Sipas informacioneve viktima është Sotiraq Mishaj, nga qyteti i Korçës, por operacioni i kërkim-shpëtimit vijon ende në rrënojat e familjes Lala në Durrës. 
Featured image of article: Bilanci i viktimave vijon të thellohet, nxirret një tjetër trup i pajetë nga rrënojat në Durrës

DURRËS- Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Sipas informacioneve viktima është Sotiraq Mishaj, nga qyteti i Korçës, por operacioni i kërkim-shpëtimit vijon ende në rrënojat e familjes Lala në Durrës. 

Ndërkohë mësohet se ka përfunduar operacioni i forcave të armatosura dhe zjarrëfikëseve në pallatin pranë Kryqit të Kuq në Durrës.  

Po ashtu më herët nga Ministria e Mbrojtjes  u njoftua se ka përfunduar zyrtarisht operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë, ku u gjetë trupat e pajetë të 22 personave. 

 

44 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(A.B. Dosja.al)

 

Shto Koment