Aktualitet

Thellohet bilanci, nxirret tjetër trup i pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në Durrës

Një tjetër lajm i trishtë vjen nga rrënojat e shtëpisë ku strehohej familja Lala, në ish-Kënetë, pasi një anëtare e tyre është nxjerrë e pajetë.
Featured image of article: Thellohet bilanci, nxirret tjetër trup i pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në Durrës Pamjet e operacionit

DURRËS- Operacionet e kërkim shpëtimit në zonën e ish-kënetës në Durrës po vijon, por duket se lajmet që vijnë nga poshtë rrënojave nuk janë të mira. Një tjetër lajm i trishtë vjen nga rrënojat e shtëpisë ku strehohej familja Lala, në ish-Kënetë, pasi një anëtare e tyre është nxjerrë e pajetë.

Sipas informacioneve mësohet se bëhet fjalë për Griselda Lalën. Ndërkohë mësohet se operacioni vijon, pasi nën rrënoja janë dhe 5 anëtarë të tjerë të kësaj familje, të cilët nuk iu janë përgjigjur thirrjeve të grupit të kërkim shpëtimit.

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment