Aktualitet

Nuk gjen qetësia Shqipëria, dy tërmete shkundin sërish vendin. Ja sa ku ishte epiqendra këtë herë

Tërmeti i dytë ka qenë pas lëkundje e të parti, por ka pasur një fuqi më të madhe, pasi ka qenë më 4.2 rihter.
Featured image of article: Nuk gjen qetësia Shqipëria, dy tërmete shkundin sërish vendin. Ja sa ku ishte epiqendra këtë herë Banesë e shkatërruar nga tërmeti

TIRANË- Dy tërmete të forta kanë shkundur Shqipërinë pak minuta më parë. Sipas informacioneve nga  EMSC bëhet me dije se lëkundja e parë është shënuar në orën 08:43, ndërsa e dyta në orën 09:26.

Tërmeti i dytë ka qenë pas lëkundje e të parti, por ka pasur një fuqi më të madhe, pasi ka qenë më 4.2 rihter.

Këto lëkundje vijojnë të përhapin panik tek qytetarët, pasi prej ditës së martë kur ra tërmeti shkatërrues 6.4 i shkallës rihter, lëkundjet sizmike nuk kanë ndalur. Edhe gjatë natës kanë rënë disa tërmete, por magnituda ka qenë e vogël, deri në 2.8 rihter.

Tërmeti i parë ka qenë me epiqendër në detin Adriatik, ndërsa i dyti në Vorë me një thellësi  10 kilometër. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment