Aktualitet

Gjyqi tek Krimet e Rënda/ Bajrajt sulmojnë prokurorin: Akuza të sajuara, gjithçka e kemi nga Anton Martini! (VD)

Dje skadoi në gjykatë masa e sigurisë e caktuar një vit më parë, por prokuroria ka ngritur akuza të reja për Bajrajt, që janë ato të gjobëvënies dhe ndikimit të paligjshëm, pas zbulimit të skandalit në spitalin e Shkodrës, ku rezultonte se Behar Bajri ushtroi ndikim duke punësuar mikeshën e tij, Jorida Murati.

TIRANE–Kanë dalë sot para Gjykatës për Krimet e Rënda, të pandehurit e grupit Bajri, të arrestuar një vit më parë në operacionin “Oaz”. Dosja.al ka arritur të mësojë dëshmitë e dy të pandehurve, Safet e Behar Bajri sot në gjykatë. Të dy kanë sulmuar prokurorin Anton Martini, se ka sajuar akuzat ndaj tyre dhe se për t’a nuk ka asnjë provë.

“Duan të na mbajnë në burg me çdo kusht. Janë akuza të sajuara, mos na mbani pa të drejtë. Gjithçka e kemi nga prokurori Anton Martini”,-janë shprehur ata në Gjykatë. 

Dje skadoi në gjykatë masa e sigurisë e caktuar një vit më parë, por prokuroria ka ngritur akuza të reja për Bajrajt, që janë ato të gjobëvënies dhe ndikimit të paligjshëm, pas zbulimit të skandalit në spitalin e Shkodrës, ku rezultonte se Behar Bajri ushtroi ndikim duke punësuar mikeshën e tij, Jorida Murati.

Prokuroria kërkoi 10 masa të reja arresti me burg për 10 persona, por vetëm 7 u aprovuan nga gjykata, njëra prej tyre për Sirjan Alijan, i cili është ende në kërkim. Burg u caktua për Behar Bajrin, Safet Rustemin, Ilir Rustemin, Asmer Bilalin, Ismet Idrizin ndërsa në “arrest shtëpie” u la Jorida Muratin. Jorida Murati, merrte pagën si infermiere në spitalin e Shkodrës, pa punuar asnjë ditë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas seancës gjyqësore, avokati i anëtarëve të grupit “Bajri” tha për mediat se të gjitha akuzat e rej të ngritura nga Prokuroria ishin fluska sapuni. 

“Mund të themi me bindje që dosja Bajri se kjo është një flluskë sapuni dhe prokuroria e di fare mirë se është flluskë sapuni, që do plasë në momentin e parë që cështja do gjykohet në themel. Nuk janë akuza të reja. Duan të zgjasin sa më shumë afatin e hetimeve që të akuzuarit të qëndrojnë në burg. Ta akuzuarit pretenduan paligjshmërinë e këtij vendimi. Në dijeni tonë me sa dëgjuam, për të hetuarit Behar, Safet, dhe Ilir Bajri, Ismet Idrizi, Asmer Bilali dhe Safet Rustemi u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg. Për Jorida Muratin nuk flas sepse ajo nuk është e mbrojtur prej meje,”-tha para gazetarëve avokati. 

Në prill të vitit 2018 sipas hetuesve, Murati ka mbajtur kontakte me Behar Bajrin, të cilin e takonte në Holandë kur ky i fundit ishte në ambientet e paraburgimit dhe më pas vinte në Shqipëri për të njoftuar pjesën e mbetur të grupit.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment