Aktualitet

Një nga policët e plagosur në protestë rrezikon të humbasë syrin

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se prej të lënduarve janë 8 policë dhe dy protestues. 
Featured image of article: Një nga policët e plagosur në protestë rrezikon të humbasë syrin Pamje

TIRANË- 10 person që janë lëndur në protestën e zhvilluar ditën e sotme kundër  vrasjes së Klodian Rashës nga policia janë dërguar në spital.  Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se prej të lënduarve janë 8 policë dhe dy protestues.

Mësohet se aktualisht, 7 punonjës të policisë dhe dy protestues po trajtohen në spitalin e Traumës, ndërsa një efektiv është në spitalin “Nënë Tereza”, dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është serioze.

NJOFTIMI: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombetare ne vendngjarje, ka transportuar ne spitale 10 te lenduar ne protesten e dhunshme te zhvilluar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Tete punonjes te policise dhe dy protestues jane duke u trajtuar ne spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjesve te rendit ka demtime me serioze. Ne spitalin e Traumes po trajtohen aktualisht 7 punonjes te policise dhe dy protestues ne gjendje te stabilizuar. Ndersa ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” po trajtohet nje punonjes i policise, gjendja e te cilit, sipas mjekeve, eshte serioze, pasi rrezikon humbjen e njerit sy dhe pritet ti nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale. Urgjenca Kombetare dhe strukturat shendetesore vijojne te jene ne gatishmeri te plote.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment