Aktualitet

Një gjyqtar del me Covid-19, mbyllet dhe Gjykata e Apelit në Tiranë: Do shqyrtojmë rastet urgjente

Mësohet se duke filluar nga dita e sotme, në Apel do të shqyrtohen vetëm çështjet emergjente. 
Featured image of article: Një gjyqtar del me Covid-19, mbyllet dhe Gjykata e Apelit në Tiranë: Do shqyrtojmë rastet urgjente

TIRANË– Gjykata e Apelit në Tiranë ka reduktuar punën pasi një prej gjyqtarëve ka rezultuar i infektuar me Covid-19.

Mësohet se duke filluar nga dita e sotme, në Apel do të shqyrtohen vetëm çështjet emergjente. 

Më herët është raportuar edhe për shtyrjen e gjashtë seancave tek Gjykata e Posaçme. Në këto zyra është thirrur edhe ISHP-ja për të bërë hetim epidemiologjik. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një prej sencave që është shtyrë është edhe ajo e Arbër Çekaj. 

Ndërkohë 2 viktima të tjera janë shënuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 117 persona janë të infektuar ndërsa 68 janë shëruar nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment