Politike

Një ditë pas përplasjes me Metën, ambasadorja Yuri Kim shkon të takojë me urgjencë Bashën

  • Yuri Kim ndan foton: Jam takuar me Metën dhe Ramën 48 orët e fundit. SHBA nuk mbështet asnjë parti dhe kandidat!
  • Takimi mes Kim dhe Bashës ka nisur rreth orës 10:00 dhe në fokus të bisedës është qëndrimi i SHBA-ve në lidhje me zgjedhjet e së dielës.
    Featured image of article: Një ditë pas përplasjes me Metën, ambasadorja Yuri Kim shkon të takojë me urgjencë Bashën Yuri Kim dhe Lulzim Basha (foto ilustrim)

    TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka “thyer” heshtjen zgjedhore duke zhvilluar sot një takim politik me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi mes Kim dhe Bashës ka nisur rreth orës 10:00 dhe në fokus të bisedës është qëndrimi i SHBA-ve në lidhje me zgjedhjet e së dielës.

    Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka qenë Kim ajo që ka kërkuar të takojë kryedemokratin pas përplasjes së fortë që pati dje mbrëma me presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili gjithashtu “theu” heshtjen zgjedhore dhe zhvillon një konferencë paraditen e së shtunës.

    Por çfarë ndodhi dje?

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Presidenti Ilir Meta iu bëri thirrje shqiptarëve të bënin gati cfurqet më 25 prill nëse u cënohet vota. Kjo deklaratë nxiti reagimin e Kim, e cila kërkoi që Meta të mos nxiste dhunë. Replika e Kim agravoi reagimin e Presidentit. Nga studioja e “Çim Peka Live”, Meta tha se Kim e kishte kërcënuar dhe se ajo tashmë është bërë palë me Ramën. Madje kreu i Shtetit shtoi se ishte i përgatitur edhe për faktin se SHBA-ja mund ta vriste po të donte.

    (f.g/dosja.al)

    Shto Koment