
TIRANË-Një ditë më parë ndërroi jetë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, 17-vjeçari Qamil Seiti. Ndërsa ditën e sotme u raportua se i ati ka ndërruar jetë po ashtu nga Covid.
Lajmi për ndarjen nga jeta të babait të 17-vjeçarit u transmetua pas intervistës së shokut të të ndjerit në emisionin “Shqipëria Live”, i cili rezulton të jetë i pavërtetë.
Pas vdekjes së të riut u tha se ai kishte dhe të atin të shtruar në spital ndërkohë që nëna e tij kishte kaluar Covid pak ditë më parë.
Sipas asaj që raporton Top Channel, Seiti qëndron prej disa ditësh i shtruar në spital pasi është prekur nga COVID-19. Urojmë që Luftari të fitojë sa më shpejt luftën me koronavirusin.
(A.B;kle.mu)/Dosja.al