
TIRANË– Prokuroria ka nisur hetimet për vetëvrasjen e Leonard Skabonës, pacient tek ‘Shefqet Ndroqi’. Dosja.al mëson se hetimet vijojnë edhe për tre rastet e tjera tragjike ku pacintët jane vetëhedhur nga spitalet Covid duke gjetur vdekjen.
Ndërsa për rastin e Hasan Mirës është pushuar çështja. Dosja.al ka mësuar se prokuroria nuk ka gjetur vepër penale në këtë ngjarje, duke e regjistruar si vetëvrasje.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar rreth orës 00:30. Nga njoftimi i policisë nuk u raportua se pacienti ishte i infektuar me Covid-19, apo se në cilin spital ndodhi vetëvrasja. Këto detaje u zbardhën nga mediat. Mjekët e turnit që po kujdeseshin për të ndjerin, janë marrë në pyetje, ndërsa familjarët ngrenë akuza ndaj mjekëve.
Ky është rasti i pestë që shënohet në vendin tonë. Më herët është vetëvrarë Reshat Grendi nga Fieri, Preng Gjonaj nga Tropoja, Hasan Mira nga Klosi dhe Xhino Koça nga Durrësi.
(f.m/dosja.al)