Aktualitet

Nis zbatimi i regjimit 41 Bis/ Shullazi, Aliko dhe 5 “bosë” të tjerë për 1 vit në izolim. Gjonaj: SPAK bëri kërkesë për 8 subjekte

VIDEO
  • Nga Shullazi te Alikot, që sot në ’41 bis’, Gjonaj jep emrat: Ja “bosët” e qelive që izolohen për 1 vit
  • Sot nis zbatimi i regjimit 41 Bis. 7 “bosët” e parë që do të izolohen për një vit janë: Genci Balla, Arbjon Aliko,  Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja (Zela). Ministrja Gjinaj theksoi se të arrestuarit nuk do të kenë kontakt me botën jashtë. Kraja: Bis 41 i nevojshëm, "kokat" drejtonin bandat nga brenda burgut.
    Featured image of article: Nis zbatimi i regjimit 41 Bis/ Shullazi, Aliko dhe 5 “bosë” të tjerë për 1 vit në izolim. Gjonaj: SPAK bëri kërkesë për 8 subjekte

    TIRANË- Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur sot izolimin e krerëve të bandave kriminale që ndodhen në burgje. Nga sot hyri zyrtarisht në fuqi, sistemi i rreptë i sigurisë në burgje, i njohur si “41 bis”. 7 “bosët” e parë që do të izolohen për një vit janë: Genci Balla, Arbjon Aliko,  Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja (Zela). 

    Gjatë konferencës  së përbashkët me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreun e SPAK, Arben Kraja, Gjonaj theksoi se SPAK bëri kërkesë për 8 subjekte, por 7 u pranuan nga ministria.

    “7 subjekte do të jenë në izolim. Ata do të izolohen për 1 vit, pasi kanë mbajtur kontakte me grupet kriminale. Deri më tani SPAK ka kërkuar izolim për 8 subjekte”, u shpreh ministrja Eltida Gjonaj.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërsa, kreu i SPAK, Arben Kraja theksoi se regjimi 41 bis ishte i nevojshëm, pasi ka të dënuar që nga qelitë drejtojnë krimin e organizuar.

    “Në punën e përditshme ne hasemi me ngjarje të rënda. Kemi pasur raste që nga qelitë e burgut, të burgosurit menaxhojnë sistemin kriminal jashtë sistemit të burgut. Pra kontrollojnë krimin. Sistemi Bis-41 ishte shumë e nevojshëm. Ajo që dua të them që ne jemi të vendosur për të vazhduar me këtë sistem, për çdo të burgosur që plotëson këto kritere. Çdo i burgosur ka të drejtën për ankimuar vendimin në gjykatë. “, tha Kraja.

    Regjimi kishte më shumë se dy vite që ishte gati, pas kalimit të ligjit në Kuvend, por nuk po zbatohej. Në muajin mars, SPAK, (Prokuroria e Posaçme), i kërkoi ministres Etilda Gjonaj të vepronte për të zbatuar 41 bis. Por, në fakt ky vendim u zbatua ditën e sotme.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment