Aktualitet

Nis procesi i vaksinimit masiv në Fier e Gjirokastër, të moshuarit mbi 70 vjeç do të marrin vaksinën kineze Coronavac 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Fier janë ngritur 3 qendra shëndetësore, ku të moshuarit do të marrin vaksinën kineze Coronavac. 
Featured image of article: Nis procesi i vaksinimit masiv në Fier e Gjirokastër, të moshuarit mbi 70 vjeç do të marrin vaksinën kineze Coronavac  Vaksinimi

FIER- Ka nisur vaksinimi i të moshuarve mbi 70-vjeç në Fier,  me vaksinën kundër Covid-19.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Fier janë ngritur 3 qendra shëndetësore, ku të moshuarit do të marrin vaksinën kineze Coronavac. 

Po ashtu, vaksinimi ka nisur edhe në Gjirokastër, ku në këtë qark janë 1000 doza, ku do të vaksinohet të moshuarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësohet se në këtë qark janë ngritur  13 qendra ku do të zhvillohet vaksinimi. Bëhet e ditur se përveç të moshuarve kanë marrë dozën edhe disa arsimtarë. 

LAJM KRYESOR: Nis vaksinimi masiv/ Ngrihen 10 pika imunizimi në sheshin Skënderbej, Rama: Na pret një sezon turistik i lehtësuar, s’do të kërkojmë pasaporta për turistët

(a.k.dosja.al)

Shto Koment