Politike

Tenderi 10 mln euro për Nikun e ‘Ndrangheta-s, Rama kapet me gazetaren e Shijak: Ëmbëlsira për në fund, ato janë dokrra, SPAK do i gjejë…

VIDEO
Rama nuk pranoi të fliste për faktin e publikuar disa ditë më parë nga Boldnews.al se biznesmeni Besnik Halili, ka marrë tender me vlerë 10 milionë euro nga ministria e Shëndetësisë
Featured image of article: Tenderi 10 mln euro për Nikun e ‘Ndrangheta-s, Rama kapet me gazetaren e Shijak: Ëmbëlsira për në fund, ato janë dokrra, SPAK do i gjejë… Edi Rama
Përditësuar:

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka mohuar çdo lidhje që zyrtarët e përmendur në përgjimet e grupit mafioz italian ‘Ndrangheta’ kanë në Shqipëri. I pyetur nga gazetarja e Shijak Tv, Marsi Çerma, Rama tha se përgjimet janë dokrra, ndërsa nuk pranoi të fliste për faktin e publikuar disa ditë më parë nga Boldnews.al se biznesmeni Besnik Halili, ka marrë tender me vlerë 10 milionë euro nga ministria e Shëndetësisë, edhe pse është në hetim.


DEBATI ME GAZETAREN:

Edi Rama: UUUU, Shijak TV… ëmbëlsira për në fund. Shijak tv, fol. E dhashë fjalën me kënaqësi, ndjesë ju lutem. S’do e bëja kurrë këtë gabim.

Dyfishimi i ndihmës ekonomike 2 muaj para zgjedhjeve, kur pandemia ka 1 vit dhe përgjimet e ‘Ndranghetas, Niku është Besnik Halili, i cili së fundmi ka marrë edhe 3 tendera të tjerë ndërsa është në hetim nga SPAK, me vlerë 10 milionë euro. Mos duhet të pritej të përfundonte hetimi e të merrte më pas tenderat, se ka marrë në total 140 tendera?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pyetje: Së pari, Shijaku ka ndërruar pamje por jo përmbajtje, vazhdoni të bëni punën e prokurorisë, gjykatave e shtetit, duke harruar që ka ligje dhe ka etikë në këto punë. Ju thoni që është në hetim, kush është favorizuara, por këto nuk janë të përputhura me realitetin. Unë se kam për zakon të flas për emra kompanish dhe biznesesh se s’është puna apo etika e kryeministrit të përgojojë, por është gjë e mirë që SPAK është përfshirë për t’i dhënë përgjigje atyre që sipas meje, janë thënë, janë dokrra. Nëse ka gjëra të tjera, SPAK do ti gjejë. Deri tani janë dokrra, dokrra, dokrra. Asgjë me sens. Tjetra, duhet ti ktheheni vitit 2020, e po ti ktheni të shihni pas në vitin 2020, ndihma ekonomike ka qenë e dyfishuar në kushtet e pandemisë.


Lajmi kryesor: Rama: Shumë shpejt nisim vaksinimin masiv, jemi shumë afër, na mungon vetëm vula për 360 mijë doza AstraZeneca! Rrisim pagën minimale dhe dyfishojmë ndihmën ekonomike (SQARIMET)

(F.g/dosja.al)

Shto Koment