Politike

Ngeli jashtë parlamentit, Majko reagon me fjalët e të atit: 19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport! Fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë dhe rezultati ishte ky

Përsa i përket fushatës, Ministri Majko shton se për numrin e tij personal e kishte lënë në vend të dytë duke u marrë me numrin 12 të Partisë Socialiste dhe se rezultati ishte ky.
Featured image of article: Ngeli jashtë parlamentit, Majko reagon me fjalët e të atit: 19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport! Fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë dhe rezultati ishte ky Pandeli Majko

TIRANË– Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka bërë reagimin e parë pasi zgjedhjet e 25 prillit e lanë jashtë parlamentit. Përmes një statusi në Facebook, Majko duket sikur paralajmëron largimin nga vendi, pasi shkruan: Siç do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!”.

Përsa i përket fushatës, Ministri Majko shton se për numrin e tij personal e kishte lënë në vend të dytë duke u marrë me numrin 12 të Partisë Socialiste dhe se rezultati ishte ky.

Statusi i plotë:

Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston. Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim! Pandi. Tiranë 30 Prill 2021.

Pandeli Majko ishte në vendin e 19 në listën e PS-së në Tiranë dhe mori 8780, duke mos e thyer dot herësin për të çarë listën dhe për të shkuar në Parlament.

(f.m/Dosja.al)

Një Koment në “Ngeli jashtë parlamentit, Majko reagon me fjalët e të atit: 19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport! Fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë dhe rezultati ishte ky

  1. Merr guximin dhe fol hapur Z.Majko. Leri pallavrat rrofte Partia Socialiste. Rilindja eshte nje parti kriminale. Shiko cfare emrash jane ne krye te grupit parlamentar: Fatmir Xhafa ish sekretari i Partise ne diktature dhe vellai i nje trafikanti droge, Taullant Balla i lidhur kembe e koke me bandat e kokaines, mandat i marre mbi gjakun e Pjerin Xhuvanit, Belinda Balluku mbesa e nje gjakatari te diktatures Beqir Balluku dhe e perfshire ne shume afera korruptive. Te gjithe duhet te ngreme zerin te protestojme dhe te tregojme te verteten. Shqiperia eshte kthyer si vendet e Amerikes Latine ku krimi, droga vendos politikanet ne krye te vendit. Rilindja duhet shpallur parti kriminale dhe e jadhte ligjshme.

Shto Koment