Aktualitet

“Ngecën” në rrjetën e Vetting-ut, SPAK nis verifikimet për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të “Kushtetueses”

Prokuroria e Posaçme do të nisë hetimet për gjytarët e Gjykatës së Lartë dhe "Kushtetueses", të cilët u shkarkuan nga Vetting-u. Prokurorët do të bëjnë verifikime për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion.
Featured image of article: “Ngecën” në rrjetën e Vetting-ut, SPAK nis verifikimet për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të “Kushtetueses” Gjyqtarët dhe SPAK
Përditësuar:

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë në dorë të gjitha dosjet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë të cilët ‘ngecën’ në rrjetin e vettingut. Mësohet se prokurorët do të nisin verifikimet për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie.

Javën e ardhshme pritet që të gjithë gjyqtarët e shkarkuar të thërriten nga SPAK. Atyre do t’u verifikohet të gjithë transaksionet financiare.

Lista me gjyqtarët e shkarkuar

1. Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë

2. Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë

3. Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë

4. Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese

5. Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

6. Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese

7. Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese

8. Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë

9. Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë

10. Xhezair Zaganjori, gjyqtar i Gjykatës së Lartë

11. Edmond Islamaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment