Aktualitet

Rrethohet Kukësi, forca të shumta policie ‘blindojnë’ qytetin verior, kontrolle cep më cep

Të njëjtat burime bëjnë me dije për Dosja.al se forcat e policisë janë në kuadër të palnit të masave të OFL-së.
Featured image of article: Rrethohet Kukësi, forca të shumta policie ‘blindojnë’ qytetin verior, kontrolle cep më cep Foto Ilustruese
Përditësuar:

KUKËS– Forca të shumta policie kanë zbarkuar mbrëmjen e somte në qytetin e Kukësit ku po ushtrohen kotrolle masive në çdo automjet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Kukës janë ngritur postblloqe të shumta dhe po ndalohet çdo automejt.

Të njëjtat burime bëjnë me dije për Dosja.al se forcat e policisë janë në kuadër të palnit të masave të OFL-së. Prej dy ditësh, forca të shumtë të efektivëve kanë zbarkuar në qytetet kryesore në Shqipëri në kuadër të goditjes së lojërave të fatit dhe basteve online. Gjithsej ranë në pranga 50 persona, mes tyre,’bossi’ i lojërave të fatiti, Gramoz Murataj dhe Elvis Mulaj, vëllai i kryetares së KPA-së, Natasha Mulaj. Janë sekuestruara celularë, kompjutera dhe janë shoqëruar administratorë lokalesh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër, OFL-ja ka vënë në shënjestër makinat luksoze dhe të blinduara që u përkasin personave me të kaluar të errët dhe të botës së nënëtokës së krimit. Vetëm një ditë më parë, SPAK kërkoi të sekuestronte katër banesa, dy automjete luksoze dhe dy sipërfaqe tokë (arë). Njëri nga mjetet, i llojit “BMË”, e blinduar rezulton në emër të Lulzim Berishës, ndërsa banesat dhe tokat u përkasin anëtarëve të fisit Doçi dhe Martin Bletës, banues në Shkodër, të cilët janë të dyshuarit kryesorë për pengmarrjen dhe vrasjen makabre të Jani Prengës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment