LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndryshojnë rregullat! Zgjaten pushimet për policët e burgjeve, jepen për martesa, lindje fëmijësh dhe dëmtimet nga fatkeq

16 Qershor 2021, 20:07 Nga DOSJA
Ndryshojnë rregullat! Zgjaten pushimet për policët e burgjeve,

TIRANË- Ditën e sotme këshilli i ministrave ka vendosur kohëzgjatjen e pushimeve të Policisë së Burgjeve, pas propozimit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare thuhet se punonjësi i Policisë së Burgjeve ka të drejtën e pushimit për arsye personale që përfshijnë lidhjen e martesës, lindjen e fëmijës, sëmundjen apo humbjen e bashkëshortit/es, dëmtime nga fatkeqësitë natyrore, ndërrimin e banesës apo përgatitjen për titujt akademikë, përveç pushimit javor dhe atyre vjetore të paguara.

Me vendimin e ri, një punonjës i Policisë së Burgjeve mund të kërkojë leje për arsye personale dhe shëndetësore pa të drejtë page. Kjo leje e papaguar nuk mund të jetë më e gjatë se 30 ditë brenda një viti kalendarik.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 22, të ligjit nr.80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

KRITERET PËR DHËNIEN DHE KOHËZGJATJA E PUSHIMEVE TË PAGUARA

Punonjësi i Policisë së Burgjeve, përveç së drejtës për pushime javore dhe vjetore të paguara, të përcaktuar në legjislacionin në fuqi për Policinë e Burgjeve, gëzon të drejtën e pushimit të paguar, si më poshtë vijon:

Për përfitimin e pushimin e paguar, sipas pikës 1, të këtij kreu, punonjësi i Policisë së Burgjeve paraqet në njësinë e burimeve njerëzore në institucionin ku është i punësuar, dokumentacionin e mëposhtëm:

në rastet e përcaktuara nga shkronja “a”, e pikës 1, të këtij kreu, certifikatën e lidhjes së martesës;
ii. në rastet e përcaktuara nga shkronja “b”, e pikës 1, të këtij kreu, certifikatën e lindjes së fëmijës;
iii. në rastet e përcaktuara nga shkronja “c”, e pikës 1, të këtij kreu, raportin mjekësor ose certifikatën e vdekjes;
iv. në rastet e përcaktuara nga shkronja “ç”, e pikës 1, të këtij kreu, vërtetimin nga autoriteti shtetëror përgjegjës që prona, shëndeti ose pasuria e punonjësit të Policisë së Burgjeve është dëmtuar nga një fatkeqësi natyrore;
v. në rastet e përcaktuara nga shkronjat “d” dhe “dh”, të pikës 1, të këtij kreu, dokumentin që provon shitjen ose transferimin e pronësisë/posedimit mbi banesën e mëparshme dhe fitimin e titullit të pronësisë ose të posedimit mbi një banesë të re, si dhe vërtetimin nga njësia e qeverisjes vendore për banimin në banesën e re;
vi. në rastet e përcaktuara nga shkronja “e”, e pikës 1, të këtij kreu, vërtetimin nga institucioni i arsimit të lartë për regjistrimin e punonjësit të Policisë së Burgjeve në programin nëpërmjet të cilit fitohet titulli akademik;
vii. dhe çdo dokument tjetër të ngjashëm që provon shkakun ose rrethanën për të cilën i lind e drejta për të përfituar leje të paguar sipas këtij vendimi.

Në rastet kur pushimet e paguara përfitohen për shkaqet e parashikuara nga shkronjat “b”, “c” dhe “ç”, të pikës 1, të këtij kreu, punonjësi i Policisë së Burgjeve është i detyruar të njoftojë eprorin e drejtpërdrejtë, si dhe njësinë e burimeve njerëzore përpara fillimit të lejes së paguar e të paraqesë dokumentacionin e përcaktuar në pikën 2, të këtij kreu, jo më vonë se dita e parë e kthimit në punë.

KRITERET PËR DHËNIEN DHE KOHËZGJATJA E LEJES PA TË DREJTË PAGE

Punonjësi i Policisë së Burgjeve ka të drejtë që të kërkojë leje pa të drejtë page për:
a) arsye shëndetësore ose personale; si dhe
b) përkujdesjen ndaj fëmijëve, bashkëshortit/ bashkëshortes ose prindërve.

Punonjësi i Policisë së Burgjeve mund të përfitojë leje pa të drejtë page, sipas pikës 1, të këtij kreu, pas shqyrtimit të kërkesës nga organi përgjegjës, sipas përcaktimit të pikave 6 e 7, të këtij kreu, si dhe pasi është vlerësuar çdo faktor i rëndësishëm, veçanërisht shkaku për të cilin kërkohet leja, kohëzgjatja e saj, planifikimet e lejeve të zakonshme për të gjithë punonjësit e Policisë së Burgjeve në institucion, numri i vendeve vakante, si dhe nevoja për të garantuar rendin e sigurinë në institucion.

Për përfitimin e lejes pa të drejtë page, sipas pikës 1, të këtij kreu, punonjësi i Policisë së Burgjeve paraqet në njësinë e burimeve njerëzore në institucionin ku është i punësuar, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë përpara datës së parashikuar të fillimit të lejes pa të drejtë page, dokumentacionin e mëposhtëm:

Në raste të veçanta, kur leja pa të drejtë page kërkohet për shkaqe që nuk mund të parashikoheshin, punonjësi i Policisë së Burgjeve mund të kërkojë të fillojë lejen jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e paraqitjes së kërkesës.

Kohëzgjatja maksimale e të gjitha lejeve të papaguara, brenda një viti kalendarik nuk mund të jetë më e gjatë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike.

Kërkesa, sipas pikave 3 dhe 4, të këtij kreu, shqyrtohet nga drejtuesi i institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale jo më vonë se 48 (dyzet e tetë) orë nga data e paraqitjes së saj. Drejtuesi i institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale, me vendim të arsyetuar, miraton ose refuzon kërkesën për marrjen e lejes pa të drejtë page. Në rastet kur drejtuesi i institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale refuzon kërkesën për marrjen e lejes pa të drejtë page, punonjësi i Policisë së Burgjeve ka të drejtë të paraqesë ankim me shkrim, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e marrjes së njoftimit, pranë drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i cili e shqyrton ankimin dhe merr një vendim të arsyetuar brenda 48 (dyzet e tetë) orëve nga data e marrjes së ankimit. Ndaj vendimit për refuzimin e ankimit mund të paraqitet kërkesëpadi në gjykatën administrative kompetente, sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative. Në rastet kur leja e papaguar kërkohet nga drejtuesi i Policisë së Burgjeve, kërkesa paraqitet pranë drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe, në rast se kërkesa refuzohet, ankimi, sipas rregullave të përcaktuara në pikën 6, të këtij kreu, paraqitet pranë ministrit të Drejtësisë. Periudha e lejes pa të drejtë page nuk llogaritet për efekt të ecurisë në gradë.

III. DISPOZITA TË FUNDIT Pushimet e paguara, lejet pa të drejtë page dhe koha e kryerjes së tyre shënohen në dosjen e personelit të punonjësit. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj policia e burgjeve etilda gjonaj policia e burgjeve

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën