Aktualitet

Ndërron jetë një tjetër paciente nga COVID-19, Ministria: Ishte 85-vjeçarja nga Tirana, vuante dhe nga sëmundje të tjera

Shënohet viktima e 7-të nga COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë bën me dije se ka humbur jetën sot në mbrëmje një 85-vjeçare nga Tirana. Në njoftimin për mediat ministria shprehet se e moshuara vuante nga sëmundje të tjera.
Featured image of article: Ndërron jetë një tjetër paciente nga COVID-19, Ministria: Ishte 85-vjeçarja nga Tirana, vuante dhe nga sëmundje të tjera Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot në mbrëmje viktimën e 7 nga COVID-19. Në një deklaratë për mediat, ministria bën me dije se në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana. Më tej bëhet me dije se e moshuara gjatë ditës së sotme ka qenë në gjendje të rëndë dhe nuk ka mund të mbijetojë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv”, bëhet me dije nga zyra e medias së Ministrisë së Shëndetësisë.

NJOFTIMI I PLOTË

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana,  e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!

Në Shqipëri janë 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 7 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment