Politike

Shkoi të kurohej në Turqi, ndërron jetë nga Covid-19 ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, kolegët: Na le në dhimbje, i shtrenjti ynë

Mësohet se Bello ishte shtruar në një spital në Turqi ku po kurohej nga Covid-19. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka bërë që ish-deputeti të humbasë jetën për shkak të infektimit me koronavirus.
Featured image of article: Shkoi të kurohej në Turqi, ndërron jetë nga Covid-19 ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, kolegët: Na le në dhimbje, i shtrenjti ynë Marko Bello

TIRANË– Marko Bello, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe ish-ministër ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. Mësohet se Bello ishte shtruar në një spital në Turqi ku po kurohej nga Covid-19. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka bërë që ish-deputeti të humbasë jetën për shkak të infektimit me koronavirus.

Bello ka lindur në vitin 1961. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2001-2013 dhe ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Marko Bello ka shërbyer edhe si ambasador i Shqipërisë në Rumani në periudhën 1997-2000,. Më pas ai ka mbajtur edhe detyrën e zv/ministrit të Mbrotjes. Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas lajmit të hidhur kanë ardhur edhe reagime nga kolegët e Bellos. Lulzim Basha, Namik Dokle dhe Presidenti Ilir Meta kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij.

(f.m/dosja.al)

  • 19:28

    Ndarja nga jeta e Marko Bellos, Arben Malaj “shpërthen” ndaj ngushëllimeve tësocialistëve: Boll me hipokrizi, kurrë mos u ngopshi!

    Marko Bello dhe Arben Malaj

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj ka “shpërthyer” ndaj ngushëllimeve që socialistët kanë shprehur ditën e sotme për ndarjen nga jeta të Marko Bellos. Në një postim të gjatë në rrjetet e tij sociale, Malaj u shkruan socialistëve që ta lënë të prehet i qetë pasi për sa kohë ishte gjallë nuk i dhanë mundësinë që të kontribuonte për vendin e tij. Duke thënë edhe shembullin e shkarkimit të deputetit Adrian Myslymaj, që sipas tij ndodhi me një mesazh nga Taulant Balla, ish-ministri i Financave akuzon kolegët e tij se janë të ‘verbuar’ nga pushteti.

    “Boll me hiporizine tuaj ndaj kolegut dhe mikut Marko Bello! Lereni te prehet i qete!Ju nuk e kuptoni se sa shume pushteti absolut ju ka korruptuar, ose ndoshta babezia ka qene motivi i vetem ne jete. Ju perligjni cdo vjedhje dhe abuzim sepse cdo njeri qe ju denoncon i suleni me gjithe arsenalin shpifes per ta vrare, jo vetem shpirterisht.  Boll me pangopësine tuaj! Boll me hiporizine tuaj! Boll me vuajtet e pa fund qe me arrogancen dhe babezine tuaj por i kushtoni shqiptareve te varfer. Per kategorine arroganteve dhe te babeziturve populli ka nje mallkim nga shpirti : ” Kurre mos u ngopshi”,”-shkruan ndër të tjera Malaj.

    POSTIMI I PLOTË:

    Boll me hiporizine tuaj ndaj kolegut dhe mikut Marko Bello! Lereni te prehet i qete! Eshte shume e vertete qe Marko ishte nje deputet diplomat, minister dhe profesor me vlera dhe kontribute te vecanta, Por pasi e shpallet “Armik te Partise” asnje mundesi nuk i dhate qe ti sherbente vendit te tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizem. Keshtu jeni sjelle me shume shqipetare te mire, thjeshte dhe vetem se i konsideroni armik te partise. Pas nenit famkeq 24/1 ne 92 qe largoj nga sherbimi publik disa mijra shqiptare te ditur dhe me integritet. Periudha juaj e “Rilindasve te bebezitur” do te jete periudha me e zeze ne shkaterimin e institucioneve te shtetit dhe ne largimin nga politika dhe administrata publike te kujdo qe ju pengon te vidhni deri ne pangopesi. Para 30 diteve pushuat nga puna deputetin dhe ish gazetarin luftarak e partriot te qarkut te Vlores Adrian Myslymaj thjeshte per nje sms qe i nisi Taulant Balles.  U angazhuar drejtperdrejte kryerilindasi Rama dhe e kercenoj me pushimim nga puna.  Minstria e financave Denaj brenda 48 oreve dhe jashte cdo procedure ligjore e pushoj nga puna. Heshti Gramozi mentori dhe promovuesi i tij politik. Heshti bashkeluftetari e bashkegazetari Brace. Heshti Pandi dhe te gjithe te tjeret.  Ju nuk e kuptoni se sa shume pushteti absolut ju ka korruptuar, ose ndoshta babezia ka qene motivi i vetem ne jete. Ju perligjni cdo vjedhje dhe abuzim sepse cdo njeri qe ju denoncon i suleni me gjithe arsenalin shpifes per ta vrare, jo vetem shpirterisht.  Boll me pangopësine tuaj! Boll me hiporizine tuaj! Boll me vuajtet e pa fund qe me arrogancen dhe babezine tuaj por i kushtoni shqiptareve te varfer. Per kategorine arroganteve dhe te babeziturve populli ka nje mallkim nga shpirti : ” Kurre mos u ngopshi” !!

  • 11:03

    Basha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Marko Bellos: Do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Marko Bellos, ish-deputetit që ndërroi jetë sot nga Covid-19. Përmes një postimi të bërë në Twitter, Basha shkruan se Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar që bashkëpunonte për hir të interesave të vendit. ‘Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur. Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe!’- shkruan Basha.

  • 8:54

    “Nuk do ta harroj kurrë buzëqeshjen tënde”/ Namik Dokle i pikëlluar pas humbjes së Bellos: Na e mori covidcolera, na u bë Facebook-u varrezë…

    Namik Dokle, ish-deputeti socialist ka reaguar i prekur pas humbjes së kolegut të tij, Marko Bello. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dokle shkruan se buzëqeshja dhe mirësia e Bellos do të mbeten në mendjet e kujtdo që e ka njohur gjatë jetës. “LAJM I MESNATES!!! Sa i trishte! Sa i pabesueshem ky lajm i mesnates per vdekjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende te gjashtedhjetat, na e mori covidcolera! C’behet keshtu? Po na behet fejsbuku varreze!!! Lamtumire, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurre buzeqeshjen tende te pandare, shakane tende mbushur me miresi…,”- shkruan Dokle në postimin e tij.

  • 8:46

    Vdekja e Marko Bellos, Meta në lot: Lamtumirë i shtrenjti ynë…sa shumë dhimbje, Zoti ju dhëntë forcë Silvanës dhe fëmijëve

    Presidenti Ilir Meta ka shprehur dhimbjen për humbjen e Marko Bellos, ish-deputetit që ndërroi jetë sot nga Covid-19. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se iku para kohë një mik, bashkëpunëtor, koleg dhe qytetar model. “Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor! Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!  Ngushëllimet më të ndjera!  Përherë i paharruar në kujtimet tona! LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!”- shruan Meta.

Shto Koment