Politike

Seanca ndaj Spahisë, Gjykata e Apelit jep vendimin, liron ish-deputetin e PD-së

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish deputetin Bardh Spahia nga "arrest shtëpie" në "Detyrim paraqitje".

Shkodër-  Gjykata e Apelit ne Shkodër dha vendimin për ish-deputetin Bardh Spahia. Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke e konsideruar si ndalim i paligjshëm ndaj Spahisë, duke e liruar.

Ish-deputeti ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhënë nga shkalla e parë në Shkodër. Ish-deputeti Spahia ishte i akuzuar për tri vepra penale “kundërshtim i punonjësve të policisë”, “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “mosbindje ndaj punonjësve te policisë”.

Të pranishëm në seancë ishin përveç trupës gjykuese, avokatët mbrojtës Ivi Kaso dhe  Ledio Nuraj, prokurir  Besim Ndragjoshi dhe relatore Marina Rrabashta. Po kështu e pranishme ishte edhe kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish-deputeti Bardh Spahia u arrestua në kryeqytet një ditë pas përplasjeve në KZAZ-në e Shkodrës. Arrestimi u bë live në emisionin “Open”. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

  • 16:18

    Seanca ndaj Spahisë, Gjykata e Apelit liron ish-deputetin e PD-së (VD)

    Gjykata e Apelit në Shkodër dha vendimin për ish-deputetin Bardh Spahia. Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke e konsideruar si ndalim i paligjshëm ndaj Spahisë, duke e liruar.  Ish-deputeti ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhënë nga shkalla e parë në Shkodër. Ish-deputeti Spahia ishte i akuzuar për tri vepra penale “kundërshtim i punonjësve të policisë”, “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “mosbindje ndaj punonjësve te policisë”.

    Ndërsa, pala mbrojtëse përfaqësuar nga avokatët Ivi Kaso dhe Ledi Nurja hodhën poshtë akuzat e prokurorisë, ndërsa prokurori i apelit Brahim Dragjoshi e cilësoi të drejtë vendimin e shkallës së parë dhe kërkoi të lihet në fuqi masa “arrest shtëpie”, por gjykata vendosi ta lirojë.

  • 10:40

    Çfarë s'u pa nga seanca e Spahisë, Ademi këmba mbi këmbës në mbrojtje të ish-deputetit

    Vetëm pak minuta ka zgjatur seanca ndaj Bardh Spahisë te Gjykata e Apelit në Shkodër, pasi është ndërprerë. Shkak është bërë mungesa e Spahisë në seancën gjyqësore. Mësohet se seanca është ndërprerë pasi kërkohet informacion nga Policia e Tiranës, pse ai sot nuk është i pranishëm. Ajo do të rifillojë sërish në orën 14:00 të ditës së sotme.

    Por çfarë nuk u pa nga seanca e sotme?

    E pranishme ishte në seancë ishte edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e cila ishte aty në mbrojtje të deputetit. Ajo shfaqet këmba mbi këmbës me telefon në dorë, që në fakt  është e fokusuar ndaj tij.

Shto Koment