Politike

Ndalimi i koalicioneve/ Rama e mban “topin” tek listat e hapura: Basha e kolegët të mos kërcënojnë, marrëveshja u bë për ju, qytetarët do të votojnë për deputetin jo për partinë

Duke e zhvendosur debatin nga ndalimi i koalicioneve tek listat e hapura, Rama thotë se marrëveshja do të votohet prej PS. 
Featured image of article: Ndalimi i koalicioneve/ Rama e mban “topin” tek listat e hapura: Basha e kolegët të mos kërcënojnë, marrëveshja u bë për ju, qytetarët do të votojnë për deputetin jo për partinë Edi Rama dhe Lulzim Basha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama këshillon kryedemokratin Lulzim Basha që të mos akuzojë më Partinë Socialiste se ka shkatërruar marrëveshjen. Në një reagim në Twitter, një ditë pas kalimit në parim tek Ligjet të ndryshimeve Kushtuese, që i hapin rrugë ndalimit të koalicioneve, Rama thotë se marrëveshja u bë për opozitën. “Mos na provokoni se morët atë që deshët”, thotë ai, teksa shton se qytetarët do të kenë shansin që më në fund të votojnë për kandidatin e jo për partinë. Duke e zhvendosur debatin nga ndalimi i koalicioneve tek listat e hapura, Rama thotë se marrëveshja do të votohet prej PS.

REAGIMI I PLOTË: 

Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit:Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
S’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…

Reagimi i Ramës vjen një ditë pasi Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.  Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë, ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Rama i ka propozuar pazar, (njëri kryeministër, tjetri president) që të ndaloheshin koalicionet.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Ndalimi i koalicioneve/ Rama e mban “topin” tek listat e hapura: Basha e kolegët të mos kërcënojnë, marrëveshja u bë për ju, qytetarët do të votojnë për deputetin jo për partinë

  1. Edhe keta deputetet do jene ne 3D si te gjitha premtimet e Rames. Me sa duket Rama do jete viktima e pare e reformes ne drejtesi. Do i kaloje ca vite te mira ne burg dhe do dale i cmendur nga munges e pluhurit te bardhe qe i jep zemer per t’iu kundervene te gjitheve. Kur te dale nga burgu, nese del i gjalle, do perfundoje ne cmendine. Por te vjen keq per ata fugistet qe do mbeten pa sufllaqe dhe do dalin rrugeve, megjithese nje pjese e tyre do e shese prapanicen dhe do beje komente pozitive per qeverine e rradhes.

Shto Koment