Aktualitet

Situata e Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 562 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit 

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 8 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.
Featured image of article: Situata e Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 562 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit  Të dhënat për Covid-19

TIRANË- 8 të vdekur dhe : 562 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 8 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Hasi, të moshave 72-86 vjeç., kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në  1241. Ndërsa,  2997 nga testime dhe kanë rezultuar pozitivë 562  qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 172 raste në Tiranë, 41 në Vlorë, 37 në Durrës, 25 në Shkodër, 21 në Sarandaë, 20 në Lushnje, 19 në Kurbin, 18 në Krujë, 17 në Lezhë, nga 16 raste në Fier, Kamëz, 15 në Kavajë, 14 në Berat, 12 në Dibër, 11 në Elbasan, 9 në Divjakë, 7 në Mat, nga 6 raste në Kukës, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Kuçovë, Vorë, 5 në Cerrik, nga 4 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë, nga 3 raste në Has, Pogradec, Vau i Dejës, Selenicë, Patos, nga 2 raste në Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Korçë, Devoll, Malësi e Madhe, Shijak, Skrapar, Libohovë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,648 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

COVID-19 – Statistika (10 Janar 2021)

Raste të reja ditore 562

Të shëruar në 24 orë 321

Të shtruar në spitale 274

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2997

Testime totale 291,804

Raste pozitive 63,595

Raste të shëruara 37,648

Raste Aktive 24,706

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Humbje jete 1241

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14275

Fier 1805

Shkodër 1336

Durrës 1303

Lezhë 1003

Vlorë 1004

Korçë 902

Elbasan 901

Berat 811

Dibër 520

Gjirokastër 444

Kukës 402

(a.k.dosja.al)

Shto Koment