Aktualitet

BILANCI/ Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 5 viktima dhe 656 raste të reja regjistrohen në 24 orët e fundit nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 5 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 440 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,421 që nga fillimi i epidemisë.
Featured image of article: BILANCI/ Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 5 viktima dhe 656 raste të reja regjistrohen në 24 orët e fundit nga Covid-19 Të dhënat për Covid-19

TIRANË-  6 të vdekur dhe 656 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 5 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 51-78 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 1252. Ndërsa, 3727 testime dhe janë regjistruar 656 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:190 raste në Tiranë, 49 raste në Durrës, 27 raste në Elbasan dhe Vlorë, 25 raste në Krujë, 24 raste në Lushnje, 21 raste në Shkodër dhe Lezhë, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Berat, 16 raste në Pogradec, 15 në Mallakastër, 14 raste në Kurbin, 12 raste në Fier, Mat, Sarandë, 11 raste në Dibër dhe Korçë, 9 raste në Kukës dhe Gramsh, 8 raste në Mirditë, Divjakë, Kuçovë, 7 raste në Malësi e Madhe, 6 raste në Kamëz dhe Klos, 5 raste në Vorë, 4 raste në Delvinë, Prrenjas, Bulqizë, Cërrik, 3 raste në Rrgozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Selenicë, Peqin, Shijak, Libohovë, Konispol, Skrapar, 2 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Kolonjë, Patos, Poliçan, Përmet, 1 rast në Vau i Dejës.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 440 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,421 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

COVID-19 – Statistika (12 Janar 2021)

Raste të reja ditore 656

Të shëruar në 24 orë 440

Të shtruar në spitale 258

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 3727

Testime totale 297,106

Raste pozitive 64,627

Raste të shëruara 38,421

Raste Aktive 24,954

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Humbje jete 1252

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14396

Fier 1821

Shkodër 1363

Durrës 1335

Lezhë 1005

Vlorë 1006

Korçë 913

Elbasan 918

Berat 802

Dibër 556

Gjirokastër 457

Kukës 382

(A.k.dosja.al)

Shto Koment