Politike

Mosprezenca e Braçes mbyll Komisionin e Integrimit, mbledhja ndërpritet pas 10 minutash nisje, Hajdari: Ju kërkoj ndjesë, por të paktën s’u munduat të vinit fizikisht

VIDEO
Shkak për këtë gjë është bërë mosprezenca e një prej ministrave nga ana e maxhorancës, konkretisht mos ardhja e zv/kryeministrit Erion Braçe, të cilit kryetarja e Komisionit i kishte bërë ftesën.
Featured image of article: Mosprezenca e Braçes mbyll Komisionin e Integrimit, mbledhja ndërpritet pas 10 minutash nisje, Hajdari: Ju kërkoj ndjesë, por të paktën s’u munduat të vinit fizikisht Erion Braçe dhe Rudina Hajdari

TIRANË– Komisioni për Integrim Europian nuk ka arritur sot të kalojë projektligjin e hartuar nga Fondi i Zhvillimit.Shkak për këtë gjë është bërë mosprezenca e një prej ministrave nga ana e maxhorancës, konkretisht mos ardhja e zv/kryeministrit Erion Braçe, të cilit kryetarja e Komisionit i kishte bërë ftesën. Kështu, me thirrjen e zonjës Mesi dhe Spahiu, u konsiderua e arsyeshme që mbledhja të shtyhej.  

Pjesë nga biseda

Rudina Hajdari: Përshendetje të dashur kolegë. Sot kemi disa gjëra për të bërë paraprakisht përpara se të fillojmë të shqyrtojmë projektligjin e sotëm. Fillmisht fillojmë me listëprezencën.

Zonja Mesi, Zoti Velaj, Zoti Ulqini, Zoti Pendavini, zoti Balla, Zoti Kamami, zonja Spahiu, Zonja Kumbaro, Zoti Abazi, Zoti Gjoni, Staka…..Papa, Hyseni, Çarçani, kaq e?

Fillojmë më miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar, e hedhim në votim. Miratohet. Sot kemi një projektligj që ka të bëjë në lidhje me zhvillimin rajonal dhe komisonin. Ky projektligj ka ardhur sot në Komisionin e Integrimit dhe do prezantohet nga zonja Alimadhi, Ilirjani, dhe zonjën Gjika. Kush ka dëshirë ta prezantojë?

Zonja Mesi: Kë kemi pasur të ftuar të tjerë në lidhje me këtë projektligj

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rudina Hajdari: Ky projektligj është propozuar nga Këshilli i Ministrave, kështu që duhet të kishim dikë…Fondi i Zhvillimit është marrë me hartimin e këtij drafti. Nëse keni tjetër mendim na e thoni…

Mesi: Ligji është shumë i rëndësishëm, unë e gjykoj shumë të rëndësishëm që në nivelin e Kuvendit ne të kemi përfaqësues, ministra, titullarë, etj.

Rudina Hajdari: Mendova që përfaqësuesit e Fondit të Zhvillimit të ishin shtesë. Ne mund ta shtyjmë për një seancë të dytë…në mënyrë që dikush nga qeveria të vijë këtu. Nuk dua që t’i shqyrtojmë tani, pasi pas përfaqësuesin e qeverisë nuk ka sens.

Spahiu: Në bazë të rregullores të ftuarit e prezantojnë listën disa ditë më parë dhe duhet të jeni të tyre. Nëse ju keni ftuar ministra dhe sot nuk janë, atëherë mbledhja duhet anulluar. Megjithatë keni vendosur të gjithë në grup, por ju duhet të jeni në dijeni.

Rudina Hajdari: Faleminderit për ndërhyrjen. Ju bë ftesa zv/kryeministrit Erion Braçe dhe ai nuk është prezent sot. Të paktën lidhja ishte online dhe nuk keni pasur angari që të vini fizikisht. Mendoj ta shtyjmë në një moment të dytë që edhe zv/kryeministri të jetë prezent apo dikush tjetër.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment