Politike

“Mos e ça tr*pin do bëhet më e mira për ty”, Xhemal Qefalia: E kisha shok fëmijërie, qofshi ju që jeni

  • “Bild” nuk ndalet, publikon 10 përgjime të reja për dosjen 184, të përfshirë Gjiknuri, Qefalia, Tahiri dhe Ymer Lala
  • Përgjimet e djeshme të Bild, Xhemal Qefalia i ka quajtur lloqe Kavaje. Ai është shprehur se në telefon ka folur me shokun e tij të fëmijërisë.
    Featured image of article: “Mos e ça tr*pin do bëhet më e mira për ty”, Xhemal Qefalia: E kisha shok fëmijërie, qofshi ju që jeni Xhemal Qefalia, deputet
    Përditësuar:

    Tiranë- Pas 10 përgjimeve të reja të “Bild” ka reaguar deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia. Në përmjet një statusi në Facebook ai është shprehur se ka komunikuar me një shok fëmijërie. Sipas tij të flasësh me një shok fëmijërie që nuk është as krim, nuk ka asnjë të keqe. Ai përgjimet i ka quajtur “llogje Kavaje”.

    Postimi i Qefalisë

    Xhevahire nga Dibra ! Se lloqe Kavaje nuk shkon! Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak, oficer kariere!!! Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marrëdhëniet miqësore dhe shoqërore! Qofshin këto që janë!

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Gazeta gjermane “Bild” publikoi dje 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minisitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment