Politike

1 orë takim në seli/ Ambasadorët ndërkombëtarë “zbarkojnë” në zyrën e Bashës, kërkojnë ndërmjetësim për përplasjet në KP

Ditën e sotme kreu i PD-së, artisë Demokratike, Lulzim Basha, në orën 15;00 ka pritur në seli ambasadoren SHBA-së, në Shqipëri, Yuri Kim, ambasadorin i BE-së, Luigi Soreca dhe me ambasadorin i Britanisë së Madhe, Duncan Norman.
Featured image of article: 1 orë takim në seli/ Ambasadorët ndërkombëtarë “zbarkojnë” në zyrën e Bashës, kërkojnë ndërmjetësim për përplasjet në KP Selia e PD

TIRANË– 1 orë bisedime kokë më kokë brenda selisë së Partisë Demokratike mes përfaqësuesve të opozitës dhe diplomatëve ndërkombëtarë. Ditën e sotme kreu i PD-së, artisë Demokratike, Lulzim Basha, në orën 15;00 ka pritur në seli ambasadorin i BE-së, Luigi Soreca dhe me ambasadorin i Britanisë së Madhe, Duncan Norman. Ndwrsa në vend të ambasadores amerikane Yuri Kim ka shkuar zëvendësja e saj, Leyla Moses Ones.

Të pranishëm në takim kanë qënë edhe anëtarët e Këshillit Politik të opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi. Kryefjalë e takimit ka qënë reforma zgjedhore dhe ndryshimet në kodin zgjedhor, ku do të përcaktohen koalicionet dhe listat e hapura kanë qenë në fokus të takimit.

Takimi vjen vetëm një ditë pas rimbledhjes së Këshillit Politik, që u rimblodh dje me kërkesë të Partisë Socialiste. Opozita propozoi të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve, por është shprehur gati për hapjen 100% të listave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, Gjiknuri u shpreh se opozita duhet të dorëzojë draftet deri të premten, dhe të mos vonojë me qëllim implementimin e të gjitha ndryshimeve Kushtetuese.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment