Politike

Miratohet me 5 vota pro projektvendimi për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor

VIDEO
Mbledhja u zhvillua online dhe me pesë vota pro u shqyrtua dhe u miratua ky projektvendim.

TIRANË– Komisioni Rregullator në KQZ miratoi sot projektvendimin për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet e datës 25 Prill 2021. Mbledhja nisi në orën 11:00 ku e vetmja pikë e rendit të ditës ishte pikërisht miratimi i këtij projektvendimi.

Mbledhja u zhvillua online dhe me pesë vota pro u shqyrtua dhe u miratua ky projektvendim.

Njoftimi i plotë: Komisioni Rregullator në KQZ, sot në orën 11:00, do të zhvillojë mbledhje me këtë rend dite: Shqyrtimi i projektvendimit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
  1. “Për miratimin e ngritjes së Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021”.

 Në zbatim të urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020, të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, mbledhja do të zhvillohet online përmes platformës “Zoom” dhe do të transmetohet live në faqen e KQZ-së në rrjetet sociale “Facebook” dhe “YouTube”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment