Aktualitet

Janari me shtim rastesh, Komiteti Teknik: Vijon kufizimi i lëvizjeve gjatë fashës orare 22:00-06:00, universitetet do ta zhvillojnë mësimin online, mbeten të ndërprera fluturimet me Britaninë e Madhe

VIDEO
Vijon zbatimi i orës policore. Shqipëria do të vijojë të mbyllet gjatë fashës orarë 22:00 deri në 06:00, për një afat të pacaktuar. Mësimi i Universiteteve do të vijojë online. Edhe fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të ndërprera.
Featured image of article: Janari me shtim rastesh, Komiteti Teknik: Vijon kufizimi i lëvizjeve gjatë fashës orare 22:00-06:00, universitetet do ta zhvillojnë mësimin online, mbeten të ndërprera fluturimet me Britaninë e Madhe Mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve

TIRANË– Shqipëria do të vijojë të mbyllet gjatë fashës orarë 22:00 deri në 06:00, për një afat të pacaktuar. Në një dëgjesë online mes ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministres së Arsimit Evis Kushi, bashkë me anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Gjatë dëgjesës, u bë me dije edhe vazhdimi i mësimit online në Universitete pasi në grupmoshat që i frekuentojnë është vënë re një rritje e numrit të të infektuarve.


Konkretisht, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri me dije se gjatë muajit janar është vënë re një rritje e të infektuarve në grupmoshat 15- 24 vjeç, gjatë muajit janar. Ajo deklaroi se ka një rritje të incidencës nga 6 deri në 8 janar me 291 raste në 100 mijë banorë duke kërkuar shtim të vëmendjes. 

Rakacolli shtoi më tej se kjo grupmoshë vjen nga rrethet dhe kthehet sërish në rrethe, duke bërë që të kalojnë virusin tek familjarët e tyre dhe duke zgjeruar zinxhirin e infektimeve.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Naja Çomo tha se më mirë është që sot të kemi auditoret bosh, gjë që pasohet me boshatisjen e spitaleve sesa e anasjellta. Edhe fluturimet me Britaninë e Madhe do të vijojnë të jenë të ndërprera.

Ministrja Kushi tha se vendimi për vijimin e mësimit online në universitete, vjen pas këshillës nga ana e ekspertëve të shëndetësisë, teksa kërkoi mirëkuptimin dhe solidaritetin e të gjithë studentëve. Ndërsa ministrja Manastirliu tha se deri tani ka qenë parësor shëndeti, prandaj nuk është parë e arsyeshme hapja e auditorëve të universiteteve për studentët.

Vetë studentët kanë firmosur dhe kanë dërguar një peticion ku kërkohet kthimi në Universitete, por për momentin kjo gjë është e pamundur, sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve.

(f.m/dosja.al)

  • 16:51

    Mira Rakacolli: Kemi rritje të rasteve të Covid-19 në dy javët e fundit, Universitetet vazhdojnë online

    Zv.minisrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në mbledhjen që është ka zhvillaur diëtn e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka thënë se kanë vendosur që mësimi në Universitete të vazhdojë online dhe deri në një urdhë të dytë. Ajo tha se ky vendim vjen për shkak se qëndrimi i stundetëve në konvikte shton e infeksionin dhe se ato mund të shndërrohen në vatra. Ajo ka thënë se duke qenë se Tirana ka numrin e Unieversiteve më të lartë, ardhja e studentëve dhe shkuarja në shtëpi, mund të përhapë koronavirusin “Krahas orës policore dhe ndërprerjen e fluturime me Britaninë, menduam që edhe mësimi në universitet të vijojë online. Qëndrimi në konvikte e shton rrezikun e infeksionit dhe mund të shndërrohen në vatra. Tirana ka numrin më të lartë të rasteve dhe shumica e universiteteve janë të përqendruara në Tiranë, ardhja e studentëve dhe shkuarja në shtëpi bën që të shpërndahet infeksioni edhe në ato qytete që e kemi në kontroll situatën. Pas diskutimeve të shumta, vendosëm që në të mirë ta vazhdojmë edhe pak këtë, pasi është në të mirë të shëndetit të vetë studentëve dhe të shëndetit publik. Nuk është vendim i marrë vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës”,- tha Rakacolli.

  • 17:14

    Çomo: Brezi i studentëve është i fuqishëm në transmetimin e virusit, Më mirë të kesh auditoret bosh sot dhe spitalet nesër, se e kundërta

    Najada Çomo ka deklaruar se mësimet nuk do të vijojnë në autditore. Teksa ishte prezente në mbledhjen me drejtuesit e Komitetit Teknik dhe ministret Evis Kushi e Ogerta Manastirliu, Çomo tha se  pyetur në lidhje me brezi i studentëve është i fuqishëm, dhe janë portë hyrje për ta dërguar virusin brenda familjeve të tyre.

    “Najada Çomo: 4000 persona që janë shtruar në 4 spitalet, brezi i studentëve është i fuqishëm, por infektojnë shumë në auditore, për shkak të frekuentimit, dhe janë portë hyrje për ta dërguar virusin brenda familjeve të tyre. Më mirë të kesh auditoret bosh sot dhe spitalet bosh nesër, se e kundërta,”- tha ajo.

  • 17:22

    Pse nuk hapen Universitetet? Rakacolli: Studentët vijnë nga rrethet dhe kthehen sërish atje, infektojnë familjarët

    Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka deklaruar se studentet janë persona që vijnë nga rrethet e për pasojë, kanë më tepër mudësi ta përcjellin infektimin me Covid-19 tek familjet e tyre. Teksa ishte prezente në mbledhjen e Komitetit Teknik, ajo tha se për këtë arsye nuk do të hapen auditoret.

    “Komiteti ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatës në vend dhe kudo në botë që të propozojmë në kohen e duhur masat për frenimin e epidemisë. Nga 6 janari e tani kemi incidencë rritje që se kemi pasur në dhjetor. Kemi parë më me vëmendje se kjo rritje është shoqëruar me rritje të moshave 15- 24 vjeç. Në mbledhjet që kemi zhvilluar kemi vendosur që krahas masave aktuale edhe mësimi në universitet të vazhdojë online, se edhe ndenja në konvikte e shton infeksionin mund të kthehen në vatra potenciale.  Dihet që Tirana ka përqendrimin më të lartë të popullsisë. Edhe këta studentë që kemi në Tiranë shkojnë më vonë në shtëpitë e tyre që bën zgjerimin e infeksionit, prandaj e zgjatëm vendimin për mësimin online,”- tha Rakacolli.

  • 17:10

    A do të ndryshojë ora e mbylljes? Rakacolli: Do vijohet njësoj për një afat të pacaktuar, nuk hapen as fluturimet me Britaninë e Madhe

    Rakacolli: Ajo që kemi parë me vëmendje në këto dy javë, është se është rritur incidenca tek moshat e reja. Edhe pse nuk ka shtrime në spital, por dhe të vdekjeve, këto tregues flasim për një vëmendje më të madhe për situatën dhe të ndalohet precipitimi i situatës në vend. Ndaj kemi vendosur që të vijohet me orën policore dhe të mos ketë fluturime me Britaninë e Madhe.

    Evis Kushi: Shpresoj që shumë shpejt të gjithë së bashku ta kapërcejmë këtë situatë. Ju falenderoj shumë për të gjitha mendimaet e sugjerimet tuaja. Kështu do ta kapërcejmë këtë situatë.

    Manastirliu: Faleminderit të gjithë anëtarëve të komitetit. Tendenca është drejt Universiteteve dhe duke pasur parasysh të gjitha rrethanat dhe riskun që mbartin grupmoshat e reja. Asnjë vendim nuk është i lehtë për tu marrë, por kemi vendosur të parin shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Vendimet që kemi marrë kanë qenë në favor të mirëqenies. Vendimet e Komitetit të Ekspertëve kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit. Asnjë vendim nuk është i lehtë. Duke qenë se vetë situata është dinamike edhe vendimet tona do të jenë të bazuara me këtë situatë, duke ulur dhe reduktuar risqet që mund të shkaktojnë problematika të theksuara në sistemin shëndetësor. Kjo është ajo që na udhëheq ne si Ministri. Komiteti Teknik i Ekspertëve do të jetë në një vlerësim të vazhdueshëm të situatës. jemi të hapur edhe me të gjitha çështjet e ngritura.

  • 17:04

    Varianti i ri i Covid-19/ Bino: Univeristet do të qëndrojnë mbyllur. Mosha 15-24 vjeç, shërben si transmetuese te moshat e reja

    Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, teksa ka folur për vendimin se Universitetet vazhdojnë mësimin online, ka thënë se një nga shkaqet ka qenë dhe frika e shfaqjes se variantit të ri të Covid-19, i cili për herë të parë në Britani. Në fjalën e saj që mbajti në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve ajo ka thënë se është vënë re se varianti i ri prek më shumë moshat e reja, kryesisht të moshës 15-24 vjeç, sakaq ka shtuar se këto të fundit, mund t’ua transmetojnë dhe moshave të tjera. “I dimë shumë mirë sfidat që ka mësimëdhënia online. Ajo që dua të them është se me shfaqjen e varianteve të reja, qfoftë dhe në Britani apo në vende të tjera, është vënë re se moshat se moshat e reja 15-24 vjeç, jo vetëm që preken por aktualisht ata shërbejnë edhe si te moshat e tjera. Është një vendim jo i dëshirueshëm, por është një vendim që duhet marrë për një kohë të caktuar. Shpresojmë që vaksinimi do të na sjellë vërtetë buzëqeshjen.“– ka thënë ajo.

  • 16:57

    Pandemia e Covid-19/ Kushi: Vendimi për vazhdimin mësimit online në Universitete u mor në bazë të rrethanave, kërkoj mirëkuptimin e të gjithë studentëve

    Ministrja Arsimit Evis Kushi, e cila ishte e pranishme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku është marrë vendimi që Universitetet të vazhdojnë mësimin online, ka thënë se vendimi është marrë në bazë të rrethave për shkak të Covid-19 si dhe nga vlerësimi që ka bërë Komiteti. Ministrja kërkoi mirëkuptimin e të gjithë studentëve dhe nxënësve të cilët do të vijojnë të kryejnë mësimin online deri në një moment të pacaktuar ende, duke shtuar se i kupton problematikat që kanë. “Them takim i nevojshëm në gjykimin e Ministrisë së Arsimit për të shpjeguar më mirë situatën aktuiale dhe për t’i dhënë përgjigje Universiteteve dhe studentëve të cilët janë në fokusin tonë. Ne kemi shumë besim te ju dhe i zbatojmë maksimalisht sugjerimet tuaja që lidhen me jetesën në përdgjithësi por edhe për rregullat anti-Covid në arsim e lartë dhe parauniversitar. Rregullat janë të imponuara nga kjo situatë që ka mbërthyer mbarë globin. Unë zhvillova një takim me Rektorët e Universiteteve dhe pajtohem plotësisht nga vlerësimet e tyre, por duhet të kuptojmë që kushtet janë të imponuara nga pandemia. Unë do të kërkoja mirëkuptimin dhe solidaritetin me shumë përulje të gjithë studentëve. Jemi shumë të ndërgjegjshëm që pesha e rekomandimeve tuaj duhet të na çojnë në hapjen ose jo të Universiteteve. Do t’i prisja me shumë interes opinionet tuaja rreth çështjeve që lidhen me arsimin online”, tha Kushi.

Shto Koment