
TIRANË-5 të vdekur dhe 660 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 5 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 48-74 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 1261. Ndërsa, gjatw 24 orwve tw fundit janë kryer 3695 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: : 250 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 34 raste në Kurbin, 33 raste në Durrës dhe Lushnje, 26 raste në Kavajë, 23 raste në Krujë, 22 raste në Berat, 19 raste në Fier, 17 raste në Kamëz, 16 raste në Sarandë, 11 raste në Shkodër dhe Mat, 10 raste në Lezhë, Ura Vajgurore, 8 raste në Librazhd, Klos, Gramsh, 7 raste në Prrenjas, 6 raste në Mirditë, Shijak, Vorë, 5 raste në Pogradec dhe Kuçovë, Mallakastër, 4 raste në Korçë, Rrogozhinë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Divjakë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Elbasan, Tropojë, Belsh, Patos, Cërrik, Poliçan, 1 rast në, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,246 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
COVID-19 – Statistika (14 Janar 2021)
Raste të reja ditore 660
Të shëruar në 24 orë 386
Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3695
Testime totale 304,108
Raste pozitive 65,994
Raste të shëruara 39,246
Raste Aktive 25,487
Humbje jete 1261
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14720
Fier 1846
Shkodër 1388
Durrës 1390
Lezhë 1023
Vlorë 1032
Korçë 933
Elbasan 966
Berat 827
Dibër 528
Gjirokastër 463
Kukës 371
(A.k.dosja.al)