Politike

44 mln $ dëmshpërblim/ Ministria iu hodhi fajin, LSI nxjerr letrën e Haxhinastos për Ramën që më 2016: Belinda lëri inatet me Damianin… ishte Ahmetaj ai aprovonte buxhetet, ndaj shteti humbi gjyqin në Arbitrazh! (DEKLARATA)

Lëvizja Socialiste për Integrim i përgjigjet MIE për 44 milionë dollarë dëmshpërblim që duhet të paguajë shteti shqiptar për kompaninë greke aktor. LSI nxjerr letrën e ministrit të asaj kohe, Haxhinasto i cili informon kryeministrin Rama për vonesat në punime, e po ashtu për moslikujdimin e punimeve të kryera.
Featured image of article: 44 mln $ dëmshpërblim/ Ministria iu hodhi fajin, LSI nxjerr letrën e Haxhinastos për Ramën që më 2016: Belinda lëri inatet me Damianin… ishte Ahmetaj ai aprovonte buxhetet, ndaj shteti humbi gjyqin në Arbitrazh! (DEKLARATA) Belinda Balluku dhe Edmond Haxhinasto

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim i përgjigjet ministres Belinda Balluku, pas reagimit të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, i publikuar nga Dosja.al dy ditë më parë, ku qeveria shqiptare detyrohet të paguajë 44 milionë dollarë kompaninë greke “Aktor”, për punimet shtesë të papaguara në austradën Tiranë-Elbasan.

Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto i ka shkruar që në vitin 2016, kryeministrit Edi Rama në lidhje me vonesat në realizimin e projektit të rrugës, e po ashtu edhe për punimet e bëra nga “Aktor”, por të papaguara.

Ndërkohë që vetë LSI-ja në deklaratën bashkëngjitur letrës së Haxhinastos thotë se ministri përgjegjës për humbjen e gjyqit është Arben Ahmetaj, i cili ka patur përgjegjësi për pagesat, buxhetet dhe rimbursimin e TVSH-së, që sipas LSI-së është shkaku pse u humb gjyqi. Po ashtu, LSI i kërkon prokurorisë që të hetojë pse janë zhdukur e-mailet e komunikimit mes Eridana Çano-s dhe drejtuesve të njësisë së menaxhimit të projektit Z. Aksel Gjurduka dhe Z. Albens Alite.

Dosja.al publikoi të shtunën vendimin e gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICC), e cila vendosi t’i jepte të drejtë kompanisë greke AKTOR duke detyruar menjëherë shtetin shqiptar të paguajë 44 milionë dollarë për mospagesën e punimeve shtesë në austradën Tiranë-Elbasan.

DEKLARATË ZYRTARE E LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM

Në tentativën e radhës për të hedhur baltë ndaj LSI, Belinda Balluku e urdhëruar nga Edi Rama ka nxjerrë një deklaratë dezinformuese ndaj LSI-së. Për të informuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Fugën që përgatit Deklaratat e Ministrive të Rilindjes, iu bëjmë me dije se para se të përmendni emrin e LSI duhet të thërrisni që t’iu sqarojnë:

Znj. Eridana Çano ish Zv Drejtore e Kabinetit të Kryeministrit të Rilindjes Edi Rama. Personi i ngarkuar nga Rama për ndjekjen e mbarëvajtjes së këtij projekti dhe komunikimin me ARRSH, Ministrinë dhe firmën greke AKTOR.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Z. Arben Ahmetaj, ish Ministër i Financave dhe personi që firmoste dhe aprovonte buxhetet, shpronësimet dhe rimbursimin e TVSH-së. Arbitrazhi është humbur pikërisht për mosrimbursimin e TVSH-së dhe shpronësimeve.

Z. Afrim Qendron, që ishte kryetari i Këshillit Teknik dhe ishte ai që miratonte çdo ndryshim projekti që kishte efekt në buxhet.

Dhe si mund të evitoni Taulant Ballën nga marrja në pyetje, që jo vetëm përdori kunatin dhe motrën për lëvizjen e parave por edhe listën e njerëzve që punësonte në Elbasan.

Cila është lidhja e Kristlen Kerrit me Taulantin?

Së fundmi, i bëjmë thirrje Prokurorisë, të zbulojë pse janë zhdukur e-mailet e komunikimit mes Eridana Çano-s dhe drejtuesve të njësisë së menaxhimit të projektit Z. Aksel Gjurduka dhe Z. Albens Alite?

Përpara se Znj. Balluku të bëjë deklarata inati ndaj Damian Gjiknurit, e këshillojmë që të shikojë letrat mirë. Meqënëse është dhe ish-studente e Fakultetit Juridik Tiranë. Ankesa e firmës Greke AKTOR ka ardhur në ARRSH, një javë pasi Dashamir Xhika ka dhënë dorëheqjen. Trajtimi i këtyre ankesave duhet të ishte marrë në konsideratë nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qëndro. Kur LSI qenka kaq e rëndësishme, përse firma Greke ka nisur gjyqin me qeverinë shqiptare në 2019-ën, 2 vite pasi LSI ishte në opozitë dhe pse kryeministri Rama nuk ka marrë asnjë veprim ndaj informimit që Ministri i LSI-së Z. Haxhinasto i bëri në Mars 2016-ën, me anë të një letre zyrtare mbi problematikat me firmën Greke në rrugën Tiranë-Elbasan. Kaq për momentin…

(F.g./dosja.al)

Shto Koment