Politike

Presidenti Meta thirrje opozitës të ndalojë protestën para parlamentit (Njoftimi)

Presidenti Ilir Meta bën thirrje që protesta të ndalojë dhe qytetarët të shpërndahen. 
Featured image of article: Presidenti Meta thirrje opozitës të ndalojë protestën para parlamentit (Njoftimi) Ilir Meta, President i Shqipërisë

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka lëshuar një thirrje të dytë opozitës që të ndalojë protestën para parlamentit. Në një njoftim të shkurtër për mediat, Meta bën thirrje që protesta të ndalojë dhe qytetarët të shpërndahen.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta i bën thirrje udhëheqësve të opozitës të ndalojnë protestën para Parlamentit dhe qytetarët të shpërndahen paqësisht”-thuhet në njoftimin e shkurtër të presidencës.

Opozita zhvilloi sot protestën e tetë kombëtare në Tiranë, e cila kishte sinjalizim për dhunë, për shkak të publikimit të disa audio-përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”.

Meta reagoi më herët dhe anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, vendim që u përshëndet nga Basha dhe solli reagimin e Ramës, që e quajti Metën një “kokërr tespije të Sali Berishës”.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment