Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Meta si Basha, bën shqiponjën dhe sfidon PS, dekretin e shpalos para kamerave
10 Qershor 2019, 06:49Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka firmosur zyrtarisht anulimin e dekretit të zgjedhjeve të 30-qershorit. Pasi argumentoi arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi, Presidenti firmosi dekretin përpara të gjithëve dhe bëri shqiponjën me duar.
“Ftoj të gjithë aktorët e përgjegjëshëm vendas dhe ndërkombëtarë që të kontribuojnë në dialog për të shpëtuar të ardhmen evropiane të vendit. Ndaj unë tani para jush po nënshkruaj këtë dekret për anulimin e zgjedhjeve”– tha Meta para se të hidhte firmën përpara mediave.
Më pas ai u ngrit dhe bëri shqiponjën, simbolin tonë kombëtar me duar, njësoj si kreu i opozitës Lulzim Basha, duke sfiduar edhe PS-në. Basha e ka bërë gjithmonë simbolin e shqiponjës me duar pasi përfundon protestën .
Presidenti Ilir Meta në një konferencëka dhënë shpjegimet politike dhe ligjore pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Meta tha se vendi do të shkonte drejt një përplasje civile, pasi palët kishin rritur retorikën e tyre. Kreu i shtetit firmosi dhe dekretin për anulimin e zgjedhjeve, por nuk caktoi një datë të re për to.
Meta theksoi se mazhoranca nuk bëri asnjë përpjekje për dialog dhe bëri thirrje që palët të ulen në bisedime për krizën politike. Kujtojmë se vendimi i Metës erdhi pak minuta se opozita të zhvillonte protestën e saj të shtunën. Opozita ka përshëndetur këtë vendim të Presidentit, ndërsa maxhoranca e ka quajtur një veprim antikushtetues dhe qartësisht politik.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme teksa theksoi rsyet që e bënë të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit. Në fjalën e t...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar se ku u mbështet për anulimin e dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve. Ai ka risjellë në vëmendje zgjedhjet për kreun ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se zgjedhjet e 30-qershorit do ishin farsë dhe fiktive nëse do të zhvilloheshin.“Që do të thotë se zgjedhjet e 30...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka dhënë argumentet në lidhje me arsyet që e çuan të marrë venmimin për anulimin...
Tiranë- Presidenti i Republikës Ilir Meta në konferencën e jashtëzakonshme ka deklaruar se vendimi i tij për anulimin e dekretit për zgjedhjet është bazuar në K...
TIRANË- “30 qershori nuk ekziston më”, kjo ishte një nga frazat që Ilir Metës mund t’i kushtojë karrigen e presidentit. Në një konferencë të paracaktuar, ...
GREQI- Emërimi i Sheshit “Çamëria” nga Bashkia e Tiranës nuk është pritur mirë me sa duket nga disa qarqe në Greqi, duke mos anashkaluar dhe disa media. ...
TIRANË- Një foto e sikletshme është publikuar sot në mediat sociale. Erion Veliaj, teksa ka postuar disa foto nga takimet elektorale, njërën prej tyre duke...
TIRANË- Në fakt, është një emër jo shumë i njohur, pasi ka pranuar mandatin e lënë nga paraardhësi dhe ka ardhur pak kohë më parë në Parlament.Ai quhet Hal...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar një video nga protesta e djeshme, ku bënë dhe një herë thirrje për largimin e Ramës.Në reagimin ...